Kangë t'shejta 147

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:53 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 147 nach Kangë t'shejta 147, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Lavdnojeni Jahun!
Mirë asht me i këndu kangë Zotit tonë.
Sa bukur e sa me vend asht me e lavdnu!

2 Jehovai po e ndërton Jerusalemin.
Aj po i mbledh ata t'Izraelit që jonë shpërnda.

3 Aj i shëron ata që e kanë zemrën e thyme.
Ua lidh plagët.

4 Aj i numron yjet.
Secilin e thërret me emën.

5 Zoti jonë asht i madh e fuqia e tij asht e jashtëzakonshme.
Mendja e tij s'ka kufi.

6 Jehovai i çon n'kamë njerëzit e butë,
po t'këqijtë i përplas për tokë.

7 Këndoni kangë falënderimi për Jehovain.
Këndoni kangë lavdërimi për Zotin tonë me përcjellje t'harfës,

8 për atë që e mbulon qiellin me
re, që i jep shi tokës,
që e bon barin me mbijë n'male.

9 Aj u jep ushqim kafshëve, edhe
zogjve t'korbave që bërtasin për ushqim.

10 Fuqia e kalit s'i bon përshtypje.
As kamtë e forta t'nji burri s'e mahnitin.

11 Jehovai i don ata që kanë frikë e respekt për
të, ata që e presin dashninë e tij besnike.

12 Madhëroje Jehovain, o Jerusalem.
Lavdnoje Zotin tand, o Sion.

13 Aj i forcon shulat e portave tua.
I bekon djemtë e tu që jonë mrena teje.

14 Aj i jep paqe vendit tand.
T'ngop me grunin ma t'mirë.

15 Aj e çon urdhnin e vet n' tokë.
Fjala e tij shkon shpejt aty ku duhet.

16 Aj e lëshon borën si lesh.
E shpërndan brymën si hi.

17 Aj e gjuan breshnin e vet poshtë si copa buke.
Kush munet me e duru t'ftohtit e tij?

18 Aj jep urdhën e ato shkrihen.
E bon erën e vet me fry e uji rrjedh.

19 Aj ia tregon fjalët e veta Jakobit,
rregullat e vendimet e veta Izraelit.

20 Kështu s'ka vepru me asnji popull tjetër.
Ata s'dinë kurgjo për vendimet e tij.
Lavdnojeni Jahun!