Marku 10
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Prej andej u nis Jezusi edhe erdh n’kufijt e Judes prej anës tjetër t’Jordanit. Prap u mblodhën turma t’mdhaja rreth tij, edhe ai, si përherë, filloj me i msu. 2 Erdhen do farisej me e shtu n’provë, edhe e pytën: “A i lejohet burrit me u nda prej grusë?” 3 Ai ju tha: “Qka ju ka urdhnue Moisiu?” 4 Ata thanë: “Moisiu e ka leju me shkrue letër ndarjeje edhe me ja lshu grun.” 5 Jezusi ju tha: “Për shkak se keni zemrën gur, ai e ka shkru qet urdhën për ju. 6 Po prej fillimit t’krijimit, Zoti i bani njerzt mashkull e femën. 7 Për qata burri ka me lanë babën e nanën, 8 edhe të dytë bashkohen, bahet nji trup i vetëm. S’janë ma dy, po nji. 9 Qka ka lidh Zoti, mos e ndaj njeriu.” 10 Ma von, kur ishin n’shpi, nxonsat e vet e pyetën prap për ket punë. 11 Ai ju tha: “Kush ndahet prej grusë së vet edhe martohet me nji tjetër, po ban tradhti ndaj saj. 12 Edhe nese gruaja ndahet prej burrit të vet edhe martohet me tjetër, po ban tradhti.”
13 Njerzt i prunë te ai do fmi, me i prek ai, po nxonsat po i qitshin mrapa. 14 Kur e pa Jezusi, u idhnue edhe ju tha: “Lshojini fmit me ardh te une, mos i pengoni, se Mretnia e Zotit osht e tyne t’tilëve. 15 Po ju thom t’vertetën: ai qe s’e pranon Mretninë e Zotit si fmi, ai s’ka me hi kurr n’te.” 16 Pastaj i mori fmit n’prehn, i bekoi, tue ja u vu duert përmi kry.
17 Kur po nisej me dal në rrugë, erdh vrap tu ardh nji njeri, ra n’gjunj para tij edhe e pyeti: “Mësus i mirë, qka duhet me bo une që me trashëgu jetën e amshushme?” 18 Jezusi i tha: “Pse po m’thua i mirë? Kush nuk osht i mirë veç njo – Zoti. 19 Urdhnat i din: ‘Mos vraj’, ‘Mos tradhto n’martesë’, ‘Mos vjedh’, ‘Mos rre’ kundër tjetrit’, ‘Mos mashtró’, ‘Nderoje babën e nanën tane’.” 20 Ai i tha: “Mësus, krejt kto i kom majt prej se kom qenë i ri.” 21 Jezusi e kqyri me dashni edhe i tha: “Njoni send t’mungon: shko, shit krejt qka ke, jepe paret te t’varfrit, edhe ke me pas thesar n’qiell. Masanej, eja e hajde mas meje.” 22 Kur e ndëgjoi qet fjalë, atij iu prish qefi, u mërzit shum edhe shkoi i idhnuem, se u kon shum i pasun.
23 Jezusi i kqyri përreth nxonsat e vet edhe tha: “Sa shtir e kan me hi n’Mretninë e Zotit ata qe jon t’pasun!” 24 Nxonsat u habitën prej këtyne fjalëve. Jezusi prap ju tha: “Fmi, sa shtir osht me hi n’Mretninë e Zotit! 25 Ma lehtë osht me kalu devja n’vrimë t’gjilpanës, se sa nji i pasun me hi n’Mretninë e Zotit.” 26 Ata u çuditën edhe ma shum, e po i thojshin njeni-tjetrit: “Atëherë kush munet me u shpëtu?” 27 Jezusi i kqyri drejt e tha: “Për njerzt kjo osht e pamundshme, po për Zotin jo. Se Zoti munet me krejt.” 28 Atëherë Pjetri i tha: “Shih, na i kem lan krejt gjonat edhe jena ardh mas teje.” 29 Jezusi tha: “Po ju thom t’vertetën: kërkush qe, për mu edhe për lajmin e mirë, e ka lanë shpinë, vllaznit, motrat, nanën, babën, fmit a arat, 30 s’ka me met pa i marrë qekjo herë, n’ket kohë, qindfish: shpija, vllazni, motra, nëna, fmi, ara – bashkë edhe me perndjekje – edhe n’botën qe po vjen, ka me marrë jetën e amshushme. 31 Po shumë prej atyne qe jon t’parët, kanë me u ba t’fundit, edhe t’fundit kanë me u ba t’parët.”
32 Tash po ngjiteshin kah Jerusalemi. Jezusi po ecte përpara, ata po çuditeshin, e ata qe shkojshin mrapa kishin frikë. Ai i mori prap veç e veç dymdhetë, edhe filloj me ju kallxu çka ka me i ndodh: 33 “Po hypim n’Jerusalem, edhe Biri i njeriut ka me u dorëzu te kryepriftat edhe mësusit e ligjit. Ata kan me e denu me vdekje, edhe kanë me ja dorëzu te johebrenjt. 34 Kan me e tallë, kan me pështy mbi te, kan me e rrahë e me e vra, po mas tri ditësh ka me u çu prap.”
35 Jakovi edhe Gjoni, djemt e Zebedeut, erdhën te ai edhe i thanë: “Mësus, po dojna me na bo nji nder – qka do qe ta lypim.” 36 Ai i pyeti: “Qka po doni? Çka doni me ju bo?” 37 Ata i thanë: “Na jep me nejt n’lavdin tande, njoni n’anën e djathtë, tjetri n’anën e majtë.” 38 Jezusi ju tha: “Ju s’dini qka po lypni. A muneni me e pi kupën qe kom me e pi une, edhe me e përjetu pagëzimin qe po më pret mu?” 39 Ata thanë: “Po, munemi.” Jezusi u tha: “Kupën qe po e pi une keni me e pi edhe ju, edhe me qet pagëzim keni me u pagëzu edhe ju. 40 Po per me ju dhanë juve me nejt n’anën e djathtë e n’anën e majtë, kjo s’varet prej meje. Ato vende jon për ata për t’cilët jon pergatit qe ma parë.”
41 Kur i ndëgjuan ata dhjetë tjerët, u nxehën shumë me Jakovin edhe Gjonin. 42 Atëherë Jezusi i thirri krejt te vetja edhe ju tha: “E dini qe ata qe sundojn mbi popujt po lujn zot përmi ta, edhe t’mdhenjt e botës ua ndijn njerzve fuqinë. 43 Po ndër ju s’duhet me kon qeshtu. Kush don me qenë i madh te ju, le t’ju shërbej. 44 Kush don me qenë i pari te ju, le t’jetë rob i krejtve. 45 Se edhe Biri i njeriut s’ka ardh me i shërby dikush atij, po me ju shërby tjerve edhe me e dhon jetën e vet si shpagim për shumkënd.”
46 Pastaj mbërritën n’Jeriko. Kur po dilte prej Jerikos bashkë me nxonsat e vet edhe me nji turmë të madhe, n’rrugë rrike nji lyps i verbër, Bartimeu, i biri i Timeut. 47 Kur ndëgjoi se po kalon Jezusi Nazareas, filloj me bërtitë: “Bir i Davidit, Jezusi, ki rahmet për mu!” 48 Shum veta po ja mshelshin gojën: “Hesht!” Po ai po bërtitte edhe ma fort: “Bir i Davidit, ki rahmet për mu!” 49 Jezusi u nal edhe tha: “Thirre!” Ata e thirrën t’verbrin, edhe i thanë: “Merr guxim, çohu, po t’thirr.” 50 Ai e qiti levritin, u çu me nxitim edhe shkoi te Jezusi. 51 Jezusi e pyeti: “Qka po don prej meje, qka me t’bo?” I verbëri i tha: “Mësus, dua me pa prap.” 52 Jezusi i tha: “Shko, besimi yt t’ka bo shnosh.” Menjiherë ju kthjellun syt edhe nisi me e percjellë Jezusin n’rrugë.