Mateu 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Fryma e Zotit e ka qu Jezusin në nji ven të shkret, ku dreqi e ka sprovu. 2 Masi Jezusi ka agjeru 40 ditë edhe 40 net, ai u untu. 3 Qat moment ka ardh tani sprovusi edhe i tha: „Qofse je djali i Zotit, thuj qetij gurit net bohet në bukë.“ 4 Ama Jezusi i tha: „Në shkrime shkruhet, që njeri nuk jeton veç prej bukës, por prej çdo fjal, që vjen nga goja e Jehovajit.“
5 Tani dreqi e ka marrë meveti edhe e ka qu te qyteti i shenjt, në tempullin, [donmethon te ajo shpia ku prehet kurbani]. Ai e mori Jezusin te veni e shpijës, që u konë e rrethekune 6 edhe i tha: „Qofse je djali i Zotit, rrzohu posht sepse shkruhet: ‚Ai melaqeve të veta i fol për ty dhe i jep detyrim‘ edhe ‚ata kanë met majt në durt, që koma jote mos mu zatet me asnji gur.‘“ 7 Por Jezusi i tha: „Apet osht e shkrune: ‚Mos e provoni Jehovajin, Zotin tând.‘“
8 Tani dreqi e mori Jezusin meveti në nji ven, që u konë shumë e nalt, edhe ja ka kallxu krejt zotnit edhe pasurit e botës edhe t’mirat e tynve. 9 Ai i tha: „Krejt kta kom mi ti jap ty, qofse ti bjen me ftyr përtoke para meje edhe më lutesh mu.“ 10 Menjiherë Jezusi ja ktheu: „Ik prej meje, shejtan! Se osht e shkrune: "Jehovajin, Zotin tând, duhesh me lut edhe vetem për atâ mi bo punt e shenjta." 11 Tani dreqi e la, edhe qe: Erdhën melaqet edhe ja nisen mu kujdes për tâ.
12 Kur Jezusi e ka ni, që Gjonin e kanë qit në burg, ai u kthy në Galile. 13 U largu prej Nazaretit edhe u shku me nejt në venin Kapernaum, aty ngat detit, në venin ngat Zabulonit edhe Neftalit, 14 qe mu mush shkrimi i shenjt, qka u thonë nepermjet pejgamberit Isaja: 15 „Oj tokë e Zabulonit edhe tokë Neftalit, që e kanë rrugën ngat detit, në anën tjetër të Jordanit, Galilea e popullsis tjetër! 16 Populli, që u konë në terr, e ka pa nji dritë të madhe – edhe përmi ata njerzt, që kanë jetu në venin e hijës së vdekjës, u lind drita.“ 17 Prej asaj kohe Jezusi ka fillu mi msu tjert edhe mi thon: „Bini pishmon, sepse Mbretnia e Havâjës u afru ngat.“
18 Kur ka ec kah deti i Galilesë, i ka pa dy vllaznit: Simonin, që e thirrshin Pjetër, edhe vllavin e tij Andreasin. Ata jonë konë tu i qit mrrezhat në det për me zon peshq, sepse jonë konë peshkatar. 19 Ai i tha atynve: „Hajdeni me mu, edhe une ju boj peshkatar njerzish.“ 20 Menjiherë i lanë mrrezhat të vet edhe jonë shku me tâ. 21 Tani Jezusi ka ec edhe pak, edhe i ka pa dy vllazni tjer: Jakovin, djalin e Zebedeut, edhe Gjonin, vllavin e tij. Ata jonë konë me babën e vet Zebedeun në anij edhe jonë kon tu i ndreq mrrezhat. Jezusi i thirri 22 edhe ata, dhe menjiherë ata e kanë lonë anijën edhe babën e vet, e jonë shku me Jezusin.
23 Tani Jezusi u shku në venin e krejt Galilesë edhe i msojke tjert nepër sinagogat, [donmethon në kuvendët e besimtarve]. Ai folke për lajmin e mirë për Mbretninë, edhe i ka shnosh njerzt nga tuliqfar smuje edhe dhimbje. 24 Qka u fol për Jezusin u ni në krejt venin e Sirisë. Edhe ashtu i kanë pru krejt njerzt te aj, që kanë pasë tuliqfar smuje dhe që kanë hek pi dhimjeve të mdhaja, që kanë hek nga sehiret, që kanë vujt nga epilepsia, edhe ata që jonë konë sakata, edhe ai i ka shnosh. 25 Përqata shumë njerzt jonë shku me tâ, tu e njek. Ata jonë konë nga Galilea dhe Dekapoli, nga Jerusameli dhe Judea edhe nga ana tjetër e Jordanit.