Marku 1
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Ktu ja nis lajmi i mirë për Jezu Krishtin, djalin e Zotit. 2 Qe qeshtu osht, siç shkruhet në librin e pejgamberit Isaja: “Une po ta qoj përpara lajmëtarin tem. Aj ka me ta bo gati udhën.” 3 “Nji zo po thirr në venin e shkret: ‘Bani gati udhën e Jehovajit. Drejtoni shtigjet e tij.’” 4 Gjoni Pagëzori u kon në venin e shkret. Aj i thirrke njerzt me u zhyt në ujë, me dhanë me kuptu që jon kanë pishmon, që Zoti me ja fal gabimet. 5 Prej krejt Judesë edhe krejt banorët e Jerusalemit shkojshin te aj. Ata u zhytshin në ujë prej tij në lumin Jordan edhe i kallxojshin haptas gabimet e veta. 6 Gjoni ka pasë teshat prej leshit të devës edhe nji rryp lëkure në bel. Aj ka hongër karkaleca dhe mjaltë të egër. 7 Aj thirrke: “Mas meje po vjen dikush ma i fortë se une. Une s’jam i denjë as me u përkul me ja zgidh lidhset e sandalleve. 8 Une ju kom zhyt në ujë, po aj ka me ju zhyt me Frymën e Shenjtë.”
9 Atë kohë Jezusi erdh prej Nazaretit të Galilesë dhe shkoi në Jordan, ku Gjoni e ka zhyt në ujë. 10 Veç sa doli prej ujit, aj e pa havan tu çel edhe Fryma zbriti përmi te si nji pllum. 11 Prej havës u ni nji zo: “Ti je djali jem, i dashni jem. Une jom i kënaqun me ty.”
12 Menjiherë mas ksaj, Fryma e qoj në venin e shkret. 13 Për 40 ditë aj njeti në venin e shkret, edhe Shejtani po e sprovonke. Aj nejke ose rrike me kafshet e egra, po melaqet përkujdeseshin për të.
14 Masanej, kur Gjonin e kapën edhe e qiten në burg, Jezusi shkoi apet në Galile. Aj po e shpallke lajmin e mirë të Zotit 15 dhe thojke: “U ardh koha. Mretnia e Zotit u afru ngat. Bini pishmon edhe besoni lajmin e mirë.”
16 Kur po ecë Jezusi kah deti i Galilesë, i pa dy vllazni: Simonin, qe e thirrshin Pjetër, edhe vllavin e tij Andrean. Ata po e qitshin mrezhen ose rrjetën në det, se jonë kon peshkatarë. 17 Jezusi ju tha: “Hajdeni mas meje, dhe une ju boj peshkatar njerzish.” 18 Ata menjiherë i lanë mrezhat dhe shkun mas tij. 19 Kur eci edhe pak, ai e pa Jakovin, djalin e Zebedeut, dhe vllavin e tij Gjonin. Ata jonë kon në anije tu i ndreq mrezhat e peshkimit. 20 Menjiherë i thirri, dhe ata e lanë babën e vet Zebedeun bashkë me puntort në anije edhe shkun mas Jezusit. 21 Kshtu ata mrriën në Kapernaum.
Si ja nisi dita e sabatit, ai shkoi në sinagogë, në kuvendin ku mblidheshin judenjt, edhe nisi me i msu. 22 Njerzt u quditën me mënyrën qysh po i msonte, se i msonjke si dikush qe e ka autoritetin, jo si ata qe i msojn shkrimet e shenjta. 23 Në sinagogë u kon nji burrë nën ndikimin e nji fryme të keqe. Ky ja nisi me bërtitë: 24 “Qka do ti prej neve, o Jezus Nazareasi? A ke ardh me na hup? Une fort mirë e di kush je ti: i Shenjti i Zotit!” 25 Po Jezusi e urdhnoj: “Mshele gojën dhe dil prej tij!” 26 Fryma e keqe e shtini atë njeri në nji dridhje të fortë dhe ai doli jasht prej tij tu bërtitë fort. 27 Krejt u quditën dhe nisën me fol mes veti: “Qka po ndodh qitu? Kjo po duket nji mesim i ri! Me autoritet po ju jep urdhna dhe frymave të kqia, edhe ato po e ngojn.” 28 S’kaloj shum edhe fjala për të u përhap në krejt Galilenë.
29 Masanej ata dolën prej sinagogës dhe, bashkë me Jakovin edhe Gjonin, shkun në shpijën e Simonit dhe Andreasit. 30 Vjehrra e Simonit u kon e shtrit në krevet me zjarmi e smut.Ata menjiherë ia kallxun Jezusit. 31 Ai shkoi te ajo, ja mori dorën dhe e qoj kë kam. Zjarmia e la dhe ajo menjiherë nisi me ju bo hysmet atyne.
32 Në aksham, mas praroj dilli, njerzt i prunë te ai krejt të smutit edhe ata qe i kishin kap sehiret. 33 Krejt qyteti u mledh para deres. 34 Ai i shnoshi shumë njerz qe hekshin prej tuliqfar smuje, edhe i qiti shumë sehire përjashta. Po sehireve ose frymave të kqija nuk i la me fol, se ata e dinshin qe aj osht Krishti.
35 Herët në sabah, sa u kon hala terr, ai u qu, doli jasht, shkoi në nji ven të vetmum dhe u lut. 36 Shpejt Simoni bashkë me tjerët i ra me e lyp. 37 Kur e gjetën, i thanë: “Krejt po të lypin ku je.” 38 Po ai ju tha: “Hajde po shkojmë edhe në qytetet përreth, që edhe atje me i msu njerzve, se per qet punë kom ardh.” 39 Kshtu aj shkoi e po i msontke njerzt në krejt Galilenë, në sinagogat e tyne, edhe i qite sehiret përjashta.
40 Te ai erdh edhe nji i lebrosun, dikush qe u kon smut me lekurë, edhe ra n’gjunj tu e lyp: “Zotni, veç nese don ti, munesh mem bo të shnosh.” 41 Jezusit i erdhi shumë keq për të. E zgati dorën, e preku dhe i tha: “Po du. Banu shnosh!” 42 Në at moment iu hoq lebrosja dhe aj u bo krejt shnosh. 43 Jezusi i dha urdhna të rrepta dhe menjiherë e nise me shku. 44 I tha: “Kqyre, mos i kallxo kurrkujna kurgjo, po shko,te prifti, dhe bone për veti kurbanin qe e ka shkrun Musa për pastrimin tan, si dëshmi se je shnosh.” 45 Po ai njeri veç sa doli, nisi me kallxu kahdo edhe krejt qka i kishte ndodh. Qeshtu Jezusi mo nuk mujshe me hy rahat në qytet haptas. Aj rrike jashta në venet e shkreta, po apet njerzt prej krejt aneve vishin te ai.