Isaia 65

Aus bibla-popullore.org
Version vom 12. Dezember 2025, 10:07 Uhr von Teddybär (Diskussion | Beiträge) (Notiz beachten)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 I kam lan mem lyp ata që kurr s’kanë vet për mu. I kam lan mem gjetë ata që kurr nuk me kanë lypë. Nje popull qe nuk i lutet emnit tem i thash: “Qe ku jam, qe ku jam!” nji popull që s’e thirri kurr emnin tem.
2 Tanë ditën jam lodh tu prit krahehapur nji populle kryjefortë, që shkojnë n’rrugë që nuk asht e mirë, e ndjekin veç mendjen e vete.
3 Nji popull që pa marre pa ftyre me ofendojn turptojn, që pren kurbane neper kopshte edhe qet tym kurbani përmi tulla.
4 Rrin mrenda vorreve dhe e kalojnë natën neper vende te mshefta, hajn mishin e derrit dhe e mbajnë supën e fliqt*jo te paqte neper enë.
5 Ata thojnë: “Rri aty ku je, mos m’u rri ngat ose avyt, se une jam ma i shenjt se ti.” Kta janë tym ne hunën teme, nji zjarm që s’nalet tanë ditën e gat.
6 Kqyre, kjo osht e shkrume para meje. S’kom me nejt i qet, po kom me jau kthy, kom me jau kthy qysh e keni lyp deri ne fund
7 për gjynahet e tyne e të t’parve te tyne, thotë Zoti. Ne bjeshkë ose male ata kanë pre kurban dhe kan ba tym kurbani e ne kodra më kan marru ose turpnu. Perqata kan me e marr secili prej tyne qysh i ka taku denimin e vet.
8 Kshtu thotë Zoti: Si nji rraj rrushi qe prodhon ose ka lëng t’ri mrena e dikush thotë: “Mos e prish, se ka lang te mirë ne të!”, ashtu unë, për hatër të shërbtorëve të mi, nuk ju kom me zhduk krejt.
9 Prej Jakobit kom me nxjerr nje farë, prej Judës trashëgimtarët e malëve të mia. Te zgjedhunit e mi kanë me i marrë tokat dhe shërbtorët e mi kanë me banu ose jetu aty.
10 Per popullin tem qe me lyp mua Sharoni ka me u ba livadh për dele. Lugina e Akorit ka mu ba nje vend pushimi për bagëti.
11 Po ju jeni ata që me harrut u largut nga une Jehovain, që e kan harru malin tem te shenjt. Që i shtroni sofër zotit te fatit te mir e i mbushni kupa me ver te perzime për zotin e shortit ose Riskut.
12 Perqata fati i juve ka mu kan shpata, krejt ju kini me u ul ne guj pertoke për me u pre. Sepse ju thirra e ju s’u përgjegjtë, kur fola e ju s’keni desht me ni. Keni ba shpesh ate qe s’ishte e mir ne syt e mi e keni zgedht bash qat sen që s’e du hiq.
13 Prerqata, thotë Zotnia Sovran Jehova: Shërbtorët e mi kanë me hangër, ju keni keni me pas uri. Shërbtorët e mi kanë me pi, ju keni me kan etë. Ata kanë me u gëzu,e juve ka me ju ardh turp ose marre.
14 Shërbtorët e mi kanë me bertitë prej gëzimit ne zemer. Ju keni me bërtitë prej dhimbjes ne zemer e keni me kajt për shpirtin e thyem.
15 Ju keni me e lanë nje emen te keq.Populli jem ka me perdor për mallkim shembullin e juve.Vdekja ka me ardh per ju prej dores teme thote Zotnia Zoti. Po shërbtorët e mi ka me i thirrë me nji emën tjetër.
16 Kështu,krejt njerzit ne tokë,qe lypin nje bekim kan me u beku prej Zotit te vërtetë. E kush betohet ne tokë per mu, ka me u betu per Zotin e vërtetë. Se vujtjet e kalume kanë me u harru, kam mi heq prej syve të mi .
17 Se kqyre, po baj qiell ose hava te ri dhe tokë te re. Perjetimet e kqija nuk kan me ju ardhë ma naper mend as ne zemer.
18 Perqata gzohuni e bertitni prej gzimit përjetë per qka ka me baj ose krijoj! Se Jerusalemin po e baj vend gëzimi dhe popullin tem burim gzimi e hareje ose feste.
19 Unë kom me u gëzu për Jerusalemin e kom me u gëzu për popullin tem. Ne at ven nuk ka me u ndi ma as vaj as ulërima prej halleve.
20 Nuk ka me pas thfëmij që ka me jetu veq pak ditë, as plak që s’e mbush moshën e vet. Sepse ai që vdes në moshen 100 vjet ka me u thirr si djal i ri. Ai që ban mëkat edhe me i mbush 100 vjet ka me thirr i mallkum.
21 Kanë me ndërtu ose maru shpija e kanë me jetu ne to, kanë me mbjellë vneshta e kanë me hangër frytin e tyne.
22 Nuk kanë me ndërtu ose maru për tjerët me jetu, as me mbjellë qe te tjerët me hangër. Se populli jem ka me e pasë jetën e gatë si nji peme, e te zgjedhunit e mi kanë me gëzu krejt punën e dorës së vet.
23 Nuk kanë me u lodh badihava, as me lind thfëmi për me pa tu vujt ata Sepse ata janë fara e bekume e Zotit bashkë me pasardhësit e vet.
24 Para se me thirrë, unë kam me ju përgjigj. Sa tja nisin me folë, unë kam me i ngue ose plotesu deshiren.
25 Ujku e kingji kanë me kullotë bashkë, luani ka me hangër kashtë si demi, e gjarpni ka me hanger dhé. Ne krejt malin tem te shenjt s’ka me pasë asnje te keqe dhe asnje dem, thotë Zoti Jehova.