Galatëve 3
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 O Gạlater t’pa kuptueshëm! Kush ju ka çu n’rrugë t’keqe? Kujt po i shkoni mrapa? Ju e keni pas para syve qartë Jezu Krishtin, si njeri që e kanë ngul n’shtyllë. 2 Veç nji sen po du me ju vet: A e keni marrë Shpirtin pse e keni zbatu ligjin, a pse keni besu qka keni ni? 3 A jeni kaq t’pa kuptueshëm? Keni nis me Shpirt, e tash po doni me mrrit me mend të njeriut? 4 A keni hek kaq shumë kot? Nëse vërtet paska kon kot. 5 Ai që po ju jep Shpirtin edhe po ban vepra t’forta n’mes jush, a po i ban këto pse po e zbatoni ligjin, a pse po besoni qka keni ni? 6 Ashtu u kon edhe me Abrahamin: „Aj i ka besu Jehovait, edhe kjo i u ka numru për drejtësi.“
7 Pra dijeni mirë: ata që po rrinë n’besim, ata jon bijt e Abrahamit. 8 Shkrimet e kanë pa përpara që Zoti ka me i shpall t’drejtë edhe njerëzit pi popujve tjerë me besim. Prandaj ia kanë thanë Abrahamit lajmin e mirë qysh herët: „Përmes teje kanë me u beku krejt popujt.“ 9 Pra ata që rrinë n’besim, po bekohen bashkë me Abrahamin, që ka pas besim.
10 Krejt ata që po mbështeten te zbatimi i ligjit, jon nën mallkim. Se n’shkrime thot: „I mallkuem osht kushdo që s’rrin te krejt qka osht e shkrume n’libër të ligjit, me i bo.“ 11 Edhe dihet qartë: para Zotit kërkush s’shpallet i drejtë me ligj, se „i drejti ka me jetu prej besimit.“ 12 Ligji s’osht tu u mbështet n’besim, po thot: „Kush i ban këto, ka me jetu me to.“ 13 Krishti na ka ble e na ka nxjerr pi mallkimi i ligjit. Aj vet u bo mallkim për neve. Se n’shkrime thot: „I mallkuem osht kushdo që varet n’drun.“ 14 Kjo u bo që bekimi i Abrahamit me ardh te popujt tjerë përmes Krishtit Jezus, e që na me e marrë Shpirtin e premtum përmes besimit tonë.
15 Vllazën, po ju jap nji shembull prej jetës së njerëzve: kur nji marrëveshje bohet e vlefshme, edhe nëse osht veç prej nji njeriut, kërkush s’e prish e as s’i shton sene tjera. 16 Premtimet i janë dhanë Abrahamit edhe pasardhësit të tij. S’thot „pasardhësve“ si me kon shumë, po thot „pasardhësit“ si me kon nji, e ky osht Krishti. 17 Edhe po ju thom këtë: ligji që ka ardh 430 vjet ma vonë, s’e bon të pavlefshme marrëveshjen që Zoti e ka bo ma herët. Pra premtimi s’prishet. 18 Se nëse trashëgimia vjen pi ligjit, atëher s’vjen ma pi premtimit. Po Zoti ia ka dhanë Abrahamit me mirësi përmes nji premtimi.
19 Atëher pse u dha ligji? Ai u shtu me i kallxu shkeljet, derisa me ardh pasardhësi për të cilin u dha premtimi. Ligji u dhanë përmes engjëjve edhe u soll përmes nji ndërmjetësi. 20 Po ndërmjetës s’ka kur osht veç nji palë, e Zoti osht veç nji. 21 A po del pra ligji kundër premtimeve të Zotit? Kurrsesi! Se po me pas ligj që ka mujt me dhan jetë, drejtësia vërtet kish ardh pi ligjit. 22 Po shkrimet e kanë fut gjithçka nën mëkat, që premtimi, që vjen prej besimit n’Jezu Krishtin, me iu dhanë atyne që besojnë.
23 Para se me ardh besimi, ligji na ka rujt e na ka majt nën kontroll. Na u kemi dhanë si n’rujtje, deri sa me u zbulu besimi që ka pas me ardh. 24 Pra ligji u bo si kujdestar që na çon te Krishti, që me u shpall t’drejtë përmes besimit. 25 Po tash që besimi ka ardh, na s’jemi ma nën kujdestar.
26 Se krejt ju jeni bij të Zotit përmes besimit n’Krishtin Jezus. 27 Se krejt ju që jeni pagëzu n’Krisht, e keni vesh Krishtin. 28 S’ka randësi a osht dikush jude a grek, skllav a i lirë, mashkull a femën, se kur jeni t’lidhun me Krishtin Jezus, jeni krejt njani. 29 E nëse jeni të Krishtit, atëher jeni pasardhës të Abrahamit, edhe trashëgimtarë të premtimit.