Letra i dytë te Gjonit
1 Plaku, zonjës së zgjedhun edhe fmive të saj, që i du përnime; edhe jo veç unë, po edhe krejt ata që e kanë njoftë të vërtetën, 2 për shkak të së vërtetës që mbetet në neve edhe ka me qenë me neve përgjithmonë. 3 Mirësia e pameritume, dhimt edhe paqja pi Zoti, Ati, edhe pi Jezu Krishti, Biri i Atit, kanë me qenë me neve, bashkë me të vërtetën edhe dashninë.
4 Jom gëzu shumë, sepse kam marrë vesh që disa pi fmive tu po ecin në udhën e së vërtetës, qysh na ka urdhnu Ati. 5 Tash po të lutna, oj zonjë e zgjedhun, që ta dojmë njani-tjetrin. Nuk po të shkruj për nji urdhën të ri, po për nji që e kemi pasë pi fillimit. 6 Edhe kjo domethanë dashni: me vazhdu me jetu simas urdhnimeve të tij. Qysh keni ni pi fillimit, urdhni asht ky: që ju me vazhdu me ecë në udhën e dashnisë. 7 Sepse shumë mashtrusa kanë dalë në botë. Ata nuk e pranojnë që Jezu Krishti ka ardhë si njeri. Këta janë mashtrusi edhe antikrishti.
8 Kujdesuni për veten, që mos me e humbë atë për të cilën kemi punu, po me e marrë shpërblimin e plotë. 9 Secili që nuk mbetet te mësimi i Krishtit, po shkon përpara e del pi tij, nuk asht i lidhun me Zotin. Kush mbetet te ky mësim, asht i lidhun edhe me Atin, edhe me Birin. 10 Nëse dikush vjen te ju edhe nuk e sjell qit mësim, mos e pranoni në shpinë tuej, as mos e përshëndetni. 11 Sepse kush e përshëndet, bohet pjesëmarrës në veprat e tij të këqija.
12 Edhe pse kam shumë sene me ju shkru, nuk po du me i bo me letër e me bojë. Po shpresoj me ardhë te ju edhe me folë me ju ftyrë për ftyrë, që gëzimi juej me qenë i plotë.
13 Fmitë e motrës tande, të zgjedhunës, të çojnë të fala.