Historia e Apostujve 11

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von Veprat e Apostujve 11)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Tash apostujt edhe vllaznit në Jude ninë që edhe njerz pi kombeve tjera e kishin pranu fjalën e Zotit. 2 Prandaj, kur Pjetri hypi në Jerusalem, përkrahësit e rrethprerjes nisën me e kritiku. 3 Ata thanë: „Ti ke hi në shpinë e burrave të parrethpremë edhe ke hangër me ta.“ 4 Atëherë Pjetri jau kallxoi krejt me rend e me hollësi:

5 „Isha në qytetin Jopë edhe po lutesha. Derisa isha në nji gjendje vegimi, pashë diçka si nji pëlhurë të madhe liri tu zhdrypë pi qielli. U lëshu për katër cepat drejt deri te unë. 6 Kur e kqyra mirë qka kishte mrena, pashë kafshë me katër kambë të tokës, kafshë të egra, zvarranikë edhe zogj të qiellit. 7 E niva edhe nji za që më tha: ‘Çohu, Pjetër, preji edhe ha!’ 8 Po unë ju përgjigja: ‘Kurrsesi, Zotni! Në gojën teme kurrë s’ka hi diçka e ndotun a e papastër.’ 9 Për herë të dytë zani pi qielli u përgjigj: ‘Mos e quj të ndotun atë që Zoti e ka pastru.’ 10 Kjo ndodhi edhe për herë të tretë, e pastaj krejt u tërhoq prapë nalt në qiell. 11 Tamam në qat moment, para shpisë ku ishim na, u nalën tre burra që ishin dërgu pi Cezarea te unë. 12 Fryma më tha me shku me ta, pa pasë kurrfarë dyshimi. Edhe këta gjashtë vllazën erdhën me mu, edhe hymë në shpinë e atij burri.

13 Aj na kallxoi që kishte pa nji melaqe tu qëndru në shpinë e tij, që i tha: ‘Dërgo burra në Jopë edhe thirre Simonin, që quhet edhe Pjetër. 14 Aj ka me të kallxu qysh mundeni me u shpëtu ti edhe krejt shpija jote.’ 15 Po kur nisa me folë, fryma e shenjtë ra mbi ta, qysh kishte ra në fillim edhe mbi neve. 16 Atëherë më ra në mend fjala e Zotnisë, që thoshte vazhdimisht: ‘Gjoni pagëzoi me ujë, po ju keni me u pagëzu me frymë të shenjtë.’ 17 Pra, nëse Zoti jau dha atyne të njejtën dhuratë si neve, që kemi besu në Zotninë Jezu Krisht, kush isha unë me mujtë me e pengu Zotin?“

18 Kur i ninë këto, nuk patën ma qka me kundërshtu. E lavdëruan Zotin edhe thanë: „Pra Zoti edhe njerzve pi kombeve tjera ju ka dhanë mundësinë me u pendu, që çon në jetë.“

19 Për shkak të përndjekjes që u bo për Stefanin, nxansat ishin shpërnda edhe kishin mbërri deri në Feniki, Qipro edhe Antioki, po mesazhin ja kallxojshin veç Judenjve. 20 Po disa burra mes tyne, që ishin pi Qipros edhe Kirenës, erdhën në Antioki edhe nisën me folë me njerzt që flitshin greqisht. Jau shpallshin lajmin e mirë për Zotninë Jezus. 21 Përveç kësaj, dora e Jehovajt ishte mbi ta, edhe nji numër i madh u bonë besimtarë e u kthyn kah Zotnia.

22 Lajmi për këtë i ra në vesh kongregacionit në Jerusalem, edhe e dërguan Barnabën deri në Antioki. 23 Kur mbrrini edhe e pa mirësinë e pameritume të Zotit, u gëzu edhe nisi me i inkuraju krejt që me i nejtë besnikë Zotnisë me krejt zemër. 24 Sepse aj ishte njeri i mirë, plot frymë të shenjtë edhe besim. Kështu nji turmë e madhe njerzish besuan në Zotninë. 25 Pastaj Barnaba shkoi në Tars për me e gjetë Saulin. 26 Masi e gjeti, e çoi në Antioki. Për nji vit të plotë ata u mblodhën me kongregacionin edhe mësuan nji turmë goxha të madhe. Edhe pikërisht në Antioki, nxansat për herë të parë, simas drejtimit të Zotit, u qujtën të krishterë.

27 Në atë kohë, pejgamberët zhdrypën pi Jerusalemi në Antioki. 28 Njani pi tyne, me emnin Agab, u çu edhe përmes frymës paratha që nji uri e madhe kishte me kaplu krejt tokën e banueme. Kjo përnime ndodhi në kohën e Klaudit. 29 Atëherë nxansat vendosën që secili, simas mundësive të veta, me ju dërgu ndihmë vllaznive në Jude. 30 Këtë e banë edhe e dërguan ndihmën përmes Barnabës edhe Saulit te pleqtë.