Historia e Apostujve 15

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von Veprat e Apostujve 15)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Tash disa burra zhdrypën pi Judesë edhe nisën me i msu vllaznit: „Nëse nuk rrethpreheni simas zakonit të Moisiut, nuk mundeni me u shpëtu.“ 2 Po masi u bo shumë mospajtim edhe diskutim mes tyne dhe Pavlit e Barnabës, u vendos që Pavli, Barnaba edhe disa tjerë pi tyne të hypnin në Jerusalem te apostujt edhe pleqtë për këtë çështje.

3 Burrat u përcollën nji pjesë të udhës pi kongregacioni. Pastaj vazhduan nëpër Feniki edhe Samari, tu kallxu me hollësi për kthimin e njerzve pi kombeve tjera. Kjo ju solli gëzim të madh krejt vllaznive. 4 Kur mbrrinën në Jerusalem, kongregacioni, apostujt edhe pleqtë i pritën mirë, edhe ata kallxuan krejt qka kishte bo Zoti përmes tyne. 5 Po disa pi sektit të Farisenjve, që ishin bo besimtarë, u çunë në kambë edhe thanë: „Duhet me i rrethpre edhe me i urdhnu që me e mbajtë Ligjin e Moisiut.“

6 Atëherë apostujt edhe pleqtë u mblodhën për me e shqyrtu këtë çështje. 7 Masi diskutuan shumë, Pjetri u çu në kambë edhe ju tha: „Burra, vllazën, ju e dini që Zoti qysh herët bani zgjedhjen mes jush, që njerzt pi kombeve tjera ta nijshin pi goja jeme lajmin e mirë edhe të besojshin. 8 Edhe Zoti, që i njeh zemrat, dëshmoi për këtë, tu jau dhanë atyne frymën e shenjtë, qysh na e dha edhe neve. 9 Aj nuk bani kurrfarë dallimi mes nesh edhe tyne, po jau pastroi zemrat përmes besimit. 10 Atëherë pse po e sprovoni Zotin, tu ju vu nxansave në qafë nji zgjedhë që as të parët tanë, as na, nuk mujtem me e bajtë? 11 Përkundrazi, na besojmë që shpëtohemi përmes mirësisë së pameritume të Zotnisë Jezus, qysh edhe ata.“

12 Atëherë krejt grupi heshti, edhe po i ngojshin Barnabën edhe Pavlin tu kallxu për shumë shenja e mrekulli që Zoti kishte bo mes kombeve tjera përmes tyne. 13 Masi ata e kryen fjalën, Jakupi tha: „Burra, vllazën, ngomni. 14 Simeoni kallxoi me hollësi qysh Zoti për herë të parë ja ktheu vëmendjen kombeve tjera, për me nxjerrë pi ta nji popull për emnin e vet. 15 Me këtë pajtohen edhe fjalët e Pejgamberëve. Sepse shkruhet: 16 ‘„Mas kësaj kam me u kthy edhe kam me e ngritë prapë tendën e Davidit që ka ra. Kam me i ndërtu prapë rrënojat e saj edhe kam me e rikthy, 17 që njerzt që mbesin, bashkë me njerz pi krejt kombeve, njerz që mbajnë emnin tem, ta kërkojnë Jehovajn me sinqeritet“, thotë Jehovaj, që i bon këto sene, 18 të njohuna qysh moti.’ 19 Prandaj vendimi jem asht ky: mos me ua vështirësu punën njerzve pi kombeve tjera që po kthehen kah Zoti, 20 po me ju shkru që të ruhen pi gjithçka që asht e ndotun pi idhujt, pi imoraliteti seksual, pi asaj që asht mbytë edhe pi gjaku. 21 Sepse qysh pi kohëve të vjetra, në çdo qytet ka pasë njerz që e kanë prediku Moisiun, se aj lexohet në sinagoga çdo sabat.“

22 Atëherë apostujt edhe pleqtë, bashkë me krejt kongregacionin, vendosën me zgjedhë burra pi mesi i tyne edhe me i dërgu me Pavlin e Barnabën në Antioki, Judën që quhej edhe Barsaba, edhe Silën, burra udhëheqës mes vllaznive. 23 Ata shkruan kështu edhe jau dhanë me veti:
„Apostujt edhe pleqtë, vllaznit tuej, vllaznive në Antioki, Siri edhe Kiliki, që janë pi kombeve tjera: Përshëndetje! 24 Kemi ni që disa pi mesit tonë ju kanë shqetësu me fjalët e tyne edhe kanë dashtë me ju pështjellu, edhe pse na nuk ju kemi dhanë kurrfarë udhëzimi. 25 Prandaj, u pajtuam krejt bashkë me zgjedhë burra edhe me i dërgu te ju bashkë me vllaznit tanë të dashtun, Barnabën edhe Pavlin, 26 njerz që e kanë rreziku jetën për emnin e Zotnisë tonë Jezu Krisht. 27 Pra po i dërgojmë Judën edhe Silën, që edhe ata me jau kallxu të njejtat sene me gojë. 28 Sepse frymës së shenjtë edhe neve na u duk mirë mos me ju vu kurrfarë barre tjetër, përveç këtyne seneve të nevojshme: 29 Ruhuni pi gjithçkaje që ju asht fliju idhujve, pi gjaku, pi asaj që asht mbytë edhe pi imoraliteti seksual. Nëse ruheni me kujdes pi këtyne, ka me ju shku mirë. Rrini shnosh!“

30 Pasi i përcollën këta burra, ata zhdrypën në Antioki. E mblodhën krejt grupin edhe jau dorëzuan letrën. 31 Kur e lexuan, u gëzuan për inkurajimin. 32 Edhe Juda e Sila, masi ishin edhe pejgamberë, i inkurajuan vllaznit me shumë fjalime edhe i forcuan. 33 Pasi kaluan nji kohë aty, vllaznit i lanë me u kthy në paqe te ata që i kishin dërgu. 34 –– 35 Po Pavli edhe Barnaba mbetën në Antioki. Ata mësojshin edhe, bashkë me shumë tjerë, shpallshin lajmin e mirë të fjalës së Jehovajt.

36 Mas disa ditësh, Pavli i tha Barnabës: „Hajde të kthehemi në krejt qytetet ku e kemi shpallë fjalën e Jehovajt, edhe t’i vizitojmë vllaznit për me pa qysh janë.“ 37 Barnaba donte patjetër me e marrë me veti Gjonin, që quhej edhe Mark. 38 Po Pavli nuk ishte për me e marrë, sepse aj ishte nda pi ta në Pamfili edhe nuk i kishte mbështetë në punë. 39 Kjo çoi në nji shpërthim të fortë zemërimi, kështu që ata u ndanë pi njani-tjetri. Barnaba e mori Markun me veti edhe lundroi për në Qipro. 40 Pavli e zgjodhi Silën, edhe pasi vllaznit ja besuan mirësisë së pameritume të Jehovajt, u nis. 41 Aj kaloi nëpër Siri edhe Kiliki, tu i forcu kongregacionet.