Historia e Apostujve 20

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von Veprat e Apostujve 20)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Pasi u qetësu trazimi, Pavli i thirri nxansat. Pasi ju dha zemër edhe u përshëndet me ta, u nis për në Maqedoni. 2 Aj kaloi nëpër atë vend edhe ju dha shumë zemër nxansave atje. Pastaj erdh në Greqi 3 edhe qëndroi aty tre muej. Aj dojke me shku me anije në Siri, po masi Judenjtë po banin plan me ja kurdisë nji pritë, vendosi me u kthy nëpër Maqedoni. 4 Me të shkun Sopatri, djali i Pirrit, pi Berea, Aristarku edhe Sekundi pi Selaniku, Gaji pi Derbe, Timoteu, edhe pi provinca e Azisë, Tihiku edhe Trofimi. 5 Këta burra shkun përpara edhe na pritshin në Troadë. 6 Kurse na, mas ditëve të Bukëve pa Tharm, lundruam pi Filipi edhe për pesë ditë mbrritëm te ta në Troadë. Aty qëndruam shtatë ditë.

7 Ditën e parë të javës, kur u mblodhëm për me hangër bashkë, Pavli nisi me ju folë, sepse të nesërmen dojke me u nisë. Fjalimi i tij zgjati deri në mesnatë. 8 Në dhomën e katit të naltë ku ishim mbledhë, kishte goxha shumë llampa të ndezuna. 9 Derisa Pavli po fliste, nji djalë i ri me emnin Eutih, që rrinte ulë te dritarja, u kaplu pi gjumi edhe e zuni gjumi i randë. Aj ra pi kati i tretë, edhe kur e çunë, ishte i vdekun. 10 Po Pavli zhdrypi poshtë, u shtri mbi të, e përqafoi edhe tha: „Qetësohuni, se asht gjallë.“ 11 Pastaj hypi nalt, nisi me hangër edhe hangri. Foli edhe nji kohë të gjatë me ta, deri sa zbardhi dita, e pastaj u nis. 12 Djalin e morën prej aty të gjallë, edhe u ngushëllun shumë.

13 Pastaj na shkum përpara te anija edhe u nisëm për në Asos, ku kishim me e marrë Pavlin në anije. Aj vetë na kishte dhanë udhëzime kështu, sepse kishte ndërmend me shku atje në kambë. 14 Kur na u bashku prapë në Asos, e morëm në anije edhe shkum në Mitilenë. 15 Të nesërmen lundruam pi aty deri përballë Kiosit, ditën tjetër u nalëm në Samos, e edhe nji ditë ma vonë mbrritëm në Milet. 16 Pavli kishte vendosë me kalu pranë Efesit. Nuk dojke me u vonu në provincën e Azisë, po me udhëtu shpejt, që me qenë në Jerusalem, nëse ishte e mundshme, ditën e festës së Pesëdhjetëditëshit.

17 Megjithatë, pi Mileti dërgoi lajm në Efes, që me i thirrë pleqtë e kongregacionit. 18 Kur ata erdhën te aj, ju tha: „Ju e dini mirë qysh jom sjellë mes jush, pi dita e parë kur hyra në provincën e Azisë. 19 I kam shërby Zotnisë si rob me krejt përulësi, me lot edhe në krejt sprovat që i kalova për shkak të pritave të Judenjve. 20 Edhe nuk jom tërhjekë pi ajo që me ju kallxu krejt senet që ishin të dobishme për ju, edhe me ju msu publikisht e shpi më shpi. 21 Si para Judenjve, ashtu edhe para Grekëve, kam dëshmu mirë që duhet me u pendu, me u kthy kah Zoti edhe me besu në Zotninë tonë Jezus. 22 E tash kqyrni: i shtymë pi fryma, po udhëtoj për në Jerusalem, edhe pse nuk e di qka ka me më ndodhë atje, 23 përveç që fryma e shenjtë po më dëshmon vazhdimisht qytet më qytet, që lidhje edhe vështirësi po më presin. 24 Megjithatë, jeta jeme nuk asht e rëndësishme për mu, veç ta kryj vrapimin tem edhe shërbimin që e kam marrë pi Zotnia Jezus: me dëshmu mirë për lajmin e mirë të mirësisë së pameritume të Zotit.

25 E tash kqyrni: e di që asnjani pi juve, të cilëve jau kam prediku mbretninë e Zotit, s’ka me ma pa ma ftyrën. 26 Prandaj sot po ju thirri me dëshmu që jom i pastër pi gjaku i krejt njerzve, 27 sepse nuk jom tërhjekë pi ajo që me jau kallxu krejt këshillën e Zotit. 28 Kini kujdes për veten edhe për krejt tufën, në të cilën fryma e shenjtë ju ka caktu mbikëqyrës, për me e rujtë kongregacionin e Zotit, që aj e ka ble me gjakun e Birit të vet. 29 E di që mas largimit tem, ujq të rrezikshëm kanë me hy mes jush edhe s’kanë me e kursy tufën, 30 edhe pi mesi juej kanë me u çu burra që kanë me folë sene të shtrembta, për me i tërheqë nxansat mas vetes.

31 Prandaj rrini zgjuet edhe mbajeni në mend që për tre vjet, ditë e natë, nuk jom nalë tu e këshillu me lot secilin pi juve. 32 E tash po ju besoj Zotit edhe mesazhit të mirësisë së tij të pameritume, që mundet me ju ndërtu edhe me ju dhanë trashëgiminë mes krejt të shenjtëruemve. 33 Kurrë s’kam lakmu argjend, ar a rroba pi askush. 34 Ju vetë e dini që këto duer kanë punu për nevojat e mia edhe për nevojat e atyne që ishin me mu. 35 Në çdo sen ju kam tregu që qeshtu, me punë të randë, duhet me ju ndihmu të dobëtve edhe me e mbajtë në mend atë që vetë Zotnia Jezus ka thanë: ‘Ma shumë lumtuni ka me dhanë sesa me marrë.’“

36 Pasi i tha këto, ra në gjunjë bashkë me ta krejt edhe u lut. 37 Atëherë krejt nisën me kajtë shumë. Ju hodhën Pavlit në qafë edhe e puthën me dashni, 38 sepse ma së shumti i dhimti ajo që tha, se s’kanë me ja pa ma ftyrën. Pastaj e përcollën deri te anija.