Historia e Apostujve 22

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von Veprat e Apostujve 22)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 „Burra, vllazën edhe etën! Ngomni tash qka kam me thanë për mbrojtjen teme.“ 2 Kur e ninë që po ju drejtohej në hebraisht, u bonë edhe ma të qetë, edhe aj vazhdoi: 3 „Unë jom Jude, i lindun në Tars të Kilikisë, po jom rritë në këtë qytet te kambët e Gamalielit edhe jom msu me rreptësi simas Ligjit të të parëve. Isha plot zell për Zotin, qysh jeni edhe ju krejt sot. 4 E luftova këtë Udhë deri në vdekje, tu lidhë burra e gra edhe tu i futë në burg. 5 Për këtë munden me dëshmu edhe Kryeprifti, edhe krejt mbledhja e pleqve. Pi ta mora edhe letra për vllaznit në Damask, edhe u nisa për me i pru të lidhun në Jerusalem ata që ishin atje, që me u dënu.

6 Po derisa po udhëtoja edhe po i afrohesha Damaskut, rreth mesditës papritmas m’ndriçoi përreth nji dritë e fortë pi qielli. 7 Rashë përtokë edhe e niva nji za tu më thanë: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek?’ 8 Unë u përgjigja: ‘Kush je ti, Zotni?’ Atëherë aj më tha: ‘Unë jom Jezusi Nazareas, që ti po e përndjek.’ 9 Burrat që ishin me mu e panë dritën, po nuk e ninë zanin e atij që po fliste me mu. 10 Atëherë pyta: ‘Qka duhet me bo, Zotni?’ Zotnia më tha: ‘Çohu edhe hyn në Damask. Atje kanë me të kallxu krejt qka asht caktu për ty me bo.’ 11 Po masi nuk mujsha me pa për shkak të lavdisë së asaj drite, ata që ishin me mu më morën për dore edhe më çunë në Damask.

12 Pastaj erdh te unë nji burrë me emnin Anania, nji njeri shumë besimtar, që i përmbahej Ligjit edhe kishte emën të mirë te krejt Judenjtë që banonin aty. 13 Kur erdh te unë, u nal pranë meje edhe tha: ‘Saul, vlla, hape shikimin prapë!’ Në qat moment kqyra nalt edhe mujta me e pa. 14 Aj tha: ‘Zoti i të parëve tanë të ka zgjedhë që me e njoftë vullnetin e tij, me e pa të Drejtin edhe me e ni zanin pi gojës së tij. 15 Sepse ti ke me dëshmu për të para krejt njerzve për qka ke pa edhe ke ni. 16 Atëherë pse po vonohesh? Çohu, pagëzohu edhe laji gjynahet tua, tu e thirrë emnin e tij.’

17 Po kur u ktheva prapë në Jerusalem edhe po lutesha në tempull, rashë në nji gjendje vegimi 18 edhe e pashë Zotninë, që më tha: ‘Shpejto! Dil shpejt pi Jerusalemi, sepse nuk kanë me e pranu dëshminë tande për mu.’ 19 Unë ju përgjigja: ‘Zotni, ata e dinë shumë mirë që nëpër sinagoga unë i arrestojsha edhe i rrahsha me kamxhik ata që besojshin në ty. 20 Edhe kur u derdh gjaku i dëshmitarit tand Stefan, unë isha aty, pajtohesha me këtë edhe i rujsha petkat e jashtme të atyne që po e mbytshin.’ 21 Prapëseprapë, aj më tha: ‘Shko, sepse kam me të dërgu te kombe të largëta.’“

22 Ata e ngunë deri këtu. Pastaj bërtitën: „Hiqne qafe pi toka! Nji i tillë s’guxon me jetu!“ 23 Masi po bërtitshin, po i gjujshin petkat e jashtme andej-këndej edhe po qitshin pluhun në ajër, 24 komandanti ushtarak urdhnoi që Pavli me u çu në kazermë edhe me u marrë në pytje me kamxhik. Kështu dojke me marrë vesh pse po bërtitshin kaq shumë kundër Pavlit. 25 Po kur e shtrinë Pavlin për me e rrahë me kamxhik, aj i tha oficerit që rrinte aty: „A ju lejohet me e rrahë me kamxhik nji Romak pa u dënu?“ 26 Kur oficeri e nivi këtë, shkoi te komandanti ushtarak, ja raportoi edhe pyti: „Qka po don me bo tash? Ky njeri asht Romak.“ 27 Atëherë komandanti ushtarak ju afru Pavlit edhe i tha: „Më kallxo: A je Romak?“ Aj u përgjigj: „Po.“ 28 Komandanti ushtarak tha: „Unë e kam ble këtë qytetari me shumë pare.“ Pavli ju përgjigj: „Kurse unë e kam pi lindja.“

29 Burrat që po dojshin me e marrë në pytje me torturë, u larguan menjëherë pi tij, edhe komandanti ushtarak u frikësu kur e kuptoi që Pavli ishte Romak edhe që e kishte lidhë me zinxhirë.

30 Masi donte me ditë saktë pse Pavli po akuzohej pi Judenjtë, të nesërmen e liroi pi lidhjet edhe urdhnoi kryepriftërinjtë dhe krejt Sinedrin me u mbledhë. Pastaj e zhdrypi Pavlin edhe e la me qëndru në mes tyne.