Historia e Apostujve 26

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von Veprat e Apostujve 26)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Agripa i tha Pavlit: „Të lejohet me folë për veten.“ Atëherë Pavli e shtriu dorën edhe nisi fjalimin e vet mbrojtës:

2 „E quj veten të lumtun, mbret Agripa, që sot mundem me u mbrojtë para teje për krejt akuzat që Judenjtë i kanë ngritë kundër meje, 3 sidomos sepse ti i njeh shumë mirë krejt zakonet edhe çështjet për të cilat diskutojnë Judenjtë. Prandaj po të lutna me më ngu me durim.

4 Për mënyrën qysh kam jetu pi rinisë teme mes popullit tem edhe në Jerusalem, krejt Judenjtë e dinë mirë, 5 sepse më njohin qysh moti. Nëse veç dojnë, munden me dëshmu që kam jetu si Farise, simas drejtimit ma të rreptë të mënyrës sonë të adhurimit. 6 Po tash po qëndroj para gjyqit për shkak të shpresës në atë që Zoti ju ka premtu të parëve tanë. 7 Pikërisht në përmbushjen e këtij premtimi shpresojnë edhe dymbëdhjetë fiset tona, derisa ditë e natë me këmbëngulje i bajnë shërbim të shenjtë Zotit. Për shkak të kësaj shprese, o mbret, po akuzohem pi Judenjtë.

8 Pse po ju duket e pabesueshme mes jush që Zoti i ringjall të dekunit? 9 Unë vetë kam qenë i bindun që duhej me përdorë çdo mjet kundër emnit të Jezusit Nazareas. 10 Pikërisht këtë e bana edhe në Jerusalem. Me autorizim pi kryepriftërinjtë, shumë pi të shenjtëve i futa në burg, edhe kur duhej me u ekzekutu, unë votojsha kundër tyne. 11 Shpesh i dënoja nëpër krejt sinagogat, tu u mundu me i detyru me hjekë dorë pi besimi i tyne. Edhe prej zemërimit të madh kundër tyne, shkova aq larg sa i përndiqsha edhe në qytete të huja.

12 Me këtë qëllim, me autorizim edhe urdhën pi kryepriftërinjtë, po udhëtoja për në Damask. 13 Rrugës, rreth mesditës, pashë nji dritë pi qielli, o mbret, ma të fortë se shkëlqimi i diellit. Ajo më ndriçoi përreth mu edhe ata që udhëtojshin me mu. 14 Të gjithë ramë përtokë, edhe unë e niva nji za në hebraisht tu më thanë: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek? Veç po e vështirëson për veten, tu shkelmu kundër thumbave.’ 15 Unë ju përgjigja: ‘Kush je ti, Zotni?’ Atëherë Zotnia tha: ‘Unë jom Jezusi, që ti po e përndjek. 16 Po çohu edhe rri në kambë. Unë t’u kam shfaqë për me të zgjedhë si shërbëtor edhe dëshmitar, si për atë që ke pa, ashtu edhe për atë që kam me të lanë me pa për mu. 17 Edhe kam me të mbrojtë pi ky popull edhe pi kombet tjera, te të cilat po të dërgoj, 18 për me jau çelë sytë edhe me i kthy pi terri në dritë, edhe pi pushteti i Satanit te Zoti. Kështu munden me ju falë gjynahet edhe me marrë trashëgimi mes atyne që janë shenjtëru përmes besimit në mu.’

19 Prandaj, mbret Agripa, unë nuk ju kundërshtova vegimit pi qielli, 20 po ua çova mesazhin së pari atyne në Damask, pastaj atyne në Jerusalem, në krejt vendin e Judesë edhe kombeve tjera, që duhet me u pendu, me u kthy kah Zoti edhe me vepru në përputhje me pendimin. 21 Për këtë arsye Judenjtë më kapën në tempull edhe u munduan me më mbytë. 22 Po masi kam marrë ndihmë pi Zoti, deri në ditën e sotme po qëndroj si dëshmitar para të vegjëlve edhe të mëdhajve. Nuk po thom kurgjo tjetër përveç asaj që Pejgamberët edhe Moisiu kanë thanë që ka me ndodhë, 23 domethanë që Krishti duhej me vujtë, edhe si i pari që ka me u ringjallë pi të dekuneve, ka me ja shpallë dritën këtij populli edhe kombeve tjera.“

24 Derisa Pavli po i thoshte këto në mbrojtje të vet, Festi thirri: „Pavël, e ke humbë mendjen! Ditunia e madhe po të çon në çmenduni!“ 25 Po Pavli ju përgjigj: „Nuk e kam humbë mendjen, Shkëlqesi Fest, por ato që po i thom janë të vërteta edhe me mend. 26 Mbreti, të cilit po i flas kaq hapur, i din mirë krejt këto sene. Jom i bindun që asnji pi këtyne seneve nuk i ka ikë pi dijenia, sepse asnji pi këtyne nuk ka ndodhë në naj skutë të fshehtë. 27 A ju beson Pejgamberëve, mbret Agripa? E di që ju beson.“ 28 Atëherë Agripa i tha Pavlit: „Për pak kohë po don me më bindë me u bo i krishterë.“ 29 Pavli ju përgjigj: „I lutem Zotit që herët a vonë, jo veç ti, po edhe krejt ata që po më ngojnë sot, të bahen si unë, veç pa këto lidhje.“

30 Atëherë mbreti u çu në kambë, po ashtu edhe guvernatori, Bernika edhe burrat që ishin ulë me ta. 31 Derisa po largoheshin, folshin mes veti edhe thojshin: „Ky njeri s’po bon kurgjo që meriton vdekje a lidhje me zinxhirë.“ 32 Pastaj Agripa i tha Festit: „Ky njeri kish mujtë me u liru, po të mos kishte apelu te Cezari.“