Historia e Apostujve 3

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von Veprat e Apostujve 3)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Pjetri edhe Gjoni po hypnin në tempull në orën e lutjes, në orën e 9-të. 2 Aty po e sillshin nji burrë që ishte i paralizum pi lindjes. Çdo ditë e ulnin te dera e tempullit që quhej e Bukura, që me lypë lëmoshë pi atyne që hishin në tempull. 3 Kur i pa Pjetrin edhe Gjonin që po dojshin me hi në tempull, nisi me lypë lëmoshë. 4 Po Pjetri edhe Gjoni e kqyrën drejt, edhe Pjetri i tha: „Na kqyr!“ 5 Aj i kqyri me shpresë, tu menu që ka me marrë diçka pi tyne. 6 Po Pjetri i tha: „Argjend e ar s’kam, po atë që e kam, po ta jap. Në emën të Jezu Krishtit Nazareas, ec!“ 7 Pastaj e kapi për dore të djathtë edhe e çoi në kambë. Menjiherë ju forcuan kambët edhe kyçet. 8 Aj u çu përpjetë, nisi me ecë edhe hini me ta në tempull. Ecte, kërcejke pi gëzimit edhe e lavdëronte Zotin. 9 Krejt populli e pa tu ecë e tu e lavdëru Zotin. 10 Ata e njohën që ky ishte burri që rrinte gjithmonë te dera e Bukur e tempullit e priste lëmoshë, edhe u habitën krejt e u gëzun shumë për atë që i kishte ndodhë.

11 Derisa burri hala mbahej për Pjetrin edhe Gjonin, krejt populli vrapoi kah ta, shumë i habitun, te veni që quhej Hajati me Shtylla i Solomonit. 12 Kur Pjetri e pa këtë, ju tha njerzve: „Burra të Izraelit, pse po çuditeni kaq shumë? Pse po na ngulni sytë, thua se me fuqinë tonë a me përkushtimin tonë ndaj Zotit e kemi bo këtë njeri me ecë? 13 Zoti i Abrahamit, Isakut edhe Jakupit, Zoti i të parëve tonë, e ka lavdëru Shërbëtorin e vet, Jezusin, të cilin ju e dorëzut edhe e mohuat para Pilatit, edhe pse aj kishte vendosë me e liru. 14 Po, ju e mohuat të Shenjtin edhe të Drejtën, edhe kërkut që me ju liru nji burrë që ishte vrasës. 15 Kurse Kryepërfaqësuesin e jetës e mbytët. Po Zoti e ringjalli pi të dekuneve, edhe për këtë na jemi dëshmitarë. 16 Përmes emnit të tij edhe përmes besimit tonë në emnin e tij, ky burrë që po e shihni edhe po e njihni, ka marrë fuqi. Besimi që vjen përmes tij e ka shëru krejt këtë burrë para krejt juve. 17 E tash, vllazën, e di që keni vepru pi paditunisë, qysh edhe udhëheqësit tuej. 18 Po në këtë mënyrë Zoti e përmbushi atë që e kishte shpallë përpara përmes gojës së krejt pejgamberëve, që Krishti i tij kishte me vujtë.

19 Prandaj pendohuni edhe kthehuni, që gjynahet tueja me u shly, e kështu pi Jehovajt me ardhë kohë freskimi 20 edhe aj me e dërgu Krishtin e caktum për ju, Jezusin. 21 Atë duhet me e mbajtë qielli deri në kohët kur krejt senet kanë me u rikthy, për të cilat Zoti ka folë përmes gojës së pejgamberëve të tij të shenjtë në kohët e vjetra. 22 Se Moisiu ka thanë: ‘Jehovaj, Zoti juej, ka me ju thirrë pi mesi i vllaznive tuej nji pejgamber si unë. Ngoni krejt qka ju thotë aj. 23 Po, secili që nuk e ngon qit pejgamber, ka me u shfarosë pi mesi i popullit.’ 24 Edhe krejt pejgamberët, pi Samueli e tutje, krejt ata që kanë folë, i kanë shpallë qartë këto ditë. 25 Ju jeni bijtë e pejgamberëve edhe të besëlidhjes që Zoti e ka bo me të parët tuej, kur i tha Abrahamit: ‘Përmes pasardhësit tand kanë me u beku krejt familjet e tokës.’ 26 Pasi Zoti e thirri Shërbëtorin e vet, e dërgoi së pari te ju, që me ju beku, tu i ndihmu secilit pi juve me u largu pi veprat e veta të këqija.“