Historia e Apostujve 9

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von Veprat e Apostujve 9)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Po Sauli, që hala po kërcënonte nxansat e Zotnisë me plot mllef edhe dojke me i mbytë, shkoi te Kryeprifti 2 edhe i kërkoi letra për sinagogat në Damask. Aj dojke me i gjetë krejt ata që i takojshin Udhës, edhe me i pru të lidhun në Jerusalem, burra e gra.

3 Derisa po udhëtonte edhe po i afrohej Damaskut, papritmas e rrethoi nji dritë pi qielli. 4 Aj ra përtokë edhe e nivi nji za tu i thanë: „Saul, Saul, pse po më përndjek?“ 5 Aj pyti: „Kush je ti, Zotni?“ Zani ju përgjigj: „Unë jom Jezusi, që ti po e përndjek. 6 Po çohu edhe hyn në qytet. Aty kanë me të kallxu qka duhet me bo.“ 7 Burrat që po udhëtojshin me të rrishin pa fjalë, sepse e nijshin zanin, po nuk shihshin kërkon. 8 Kur Sauli u çu pi toka, nuk mujke me pa kurgjo, edhe pse sytë i kishte çelë. Prandaj e morën për dore edhe e çunë në Damask. 9 Për tri ditë nuk pa kurgjo, edhe nuk hangri e nuk piu.

10 Në Damask ishte nji nxans me emnin Anania. Zotnia i tha në nji vegim: „Anania!“ Aj ju përgjigj: „Qe ku jom, Zotni.“ 11 Zotnia i tha: „Çohu, shko në rrugën që quhet e Drejta, edhe në shpinë e Judës kërko nji burrë pi Tarsit që quhet Saul. Sepse aj po lutet, 12 edhe në nji vegim ka pa nji burrë me emnin Anania tu hi mrena edhe tu ja vu duert, që aj me pa prapë.“ 13 Po Anania ju përgjigj: „Zotni, kam ni pi shumë veta për qit njeri, për krejt të këqijat që ja ka bo të shenjtëve tu në Jerusalem. 14 Edhe tash aj asht këtu me autorizim pi kryepriftërinjtë, për me i arrestu krejt ata që e thirrin emnin tand.“ 15 Po Zotnia i tha: „Shko, sepse qit njeri e kam zgjedhë si vegël për me e çu emnin tem te kombet tjera, te mbretat edhe te bijtë e Izraelit. 16 Unë kam me ja kallxu qartë sa shumë duhet me vujtë për emnin tem.“

17 Atëherë Anania u nis edhe hini në shpi. Ja vnoi duert Saulit edhe tha: „Saul, vlla, Zotnia Jezus, që t’u shfaq në udhën kah po vije këtu, më ka dërgu që ti me pa prapë edhe me u mushë me frymë të shenjtë.“ 18 Menjiherë i ranë pi syve diçka si luspa, edhe aj mujti me pa prapë. Pastaj u çu edhe u pagëzu. 19 Hangri diçka edhe mori fuqi.
Mas kësaj, aj qëndroi disa ditë me nxansat në Damask 20 edhe menjëherë nisi me prediku nëpër sinagoga për Jezusin, që ky asht Biri i Zotit. 21 Po krejt ata që e nijshin, çuditeshin edhe thojshin: „A nuk asht ky burri që në Jerusalem i sulmonte ashpër ata që e thirrin qit emën? A nuk ka ardhë këtu për me i arrestu edhe me i çu te kryepriftërinjtë?“ 22 Po Sauli fliste gjithnjë e ma bindshëm edhe i hutonte Judenjtë që jetojshin në Damask, tu ju dëshmu me logjikë që Jezusi asht Krishti.

23 Masi kaloi nji kohë e gjatë, Judenjtë u këshilluan mes veti qysh me e mbytë. 24 Po Sauli mori vesh për planin e tyne. Ata i rujshin me kujdes dyert e qytetit ditë e natë, që me e zhdukë, 25 prandaj nxansat e tij e morën natën edhe e zhdrypën në nji shportë përmes nji hapësine në murin e qytetit.

26 Kur mbrrini në Jerusalem, u mundu me ju bashku nxansave, po ata krejt kishin frikë pi tij, sepse nuk besojshin që ishte nxans. 27 Atëherë Barnaba i doli në ndihmë edhe e çoi te apostujt. Ju tregoi me hollësi qysh Sauli e kishte pa Zotninë në udhë, që Zotnia kishte folë me të, edhe qysh në Damask kishte folë me guxim e hapur në emën të Jezusit. 28 Pastaj Sauli qëndroi me ta, lëvizte lirshëm në Jerusalem edhe fliste me guxim e hapur në emën të Zotnisë. 29 Aj fliste edhe diskutonte me Judenjtë që flitshin greqisht, po ata mundoheshin me e mbytë. 30 Kur vllaznit morën vesh për këtë, e çunë zhdryp në Cezare edhe e dërgun në Tars.

31 Atëherë kongregacioni në krejt Judenë, Galilenë edhe Samarinë hyri në nji kohë paqeje edhe u forcua. E pasi jetonte me respekt të thellë për Jehovajn edhe kishte ngushëllimin e frymës së shenjtë, vazhdonte me u rritë.

32 Derisa Pjetri po udhëtonte nëpër krejt atë vend, erdh edhe te të shenjtët që banonin në Lidë. 33 Aty e takoi nji burrë me emnin Enea, që kishte nejtë tetë vjet i paralizum në shtrat. 34 Pjetri i tha: „Enea, Jezu Krishti po të shëron. Çohu edhe ndreqe shtratin tand!“ Menjiherë aj u çu. 35 Kur e panë krejt ata që banonin në Lidë edhe në rrafshinën e Sharonit, u kthyn kah Zotnia.

36 Në Jopë ishte nji nxanse me emnin Tabita, që kur përkthehet domethanë „Dorkas“. Ajo bante shumë vepra të mira edhe i ndihmonte të vorfnit. 37 Po në atë kohë u smu edhe vdiq. Atëherë e lanë edhe e vunë në nji dhomë në katin e naltë. 38 Lida ishte afër Jopës, prandaj kur nxansat ninë që Pjetri ishte në atë qytet, i dërgun dy burra te aj me lutje të fortë: „Të lutna, eja menjëherë te na.“ 39 Atëherë Pjetri u nis me ta. Kur mbrrini, e çunë në dhomën e katit të naltë. Krejt vejushat erdhën tu kajtë te aj edhe i tregojshin shumë rroba të mbrendshme e të jashtme që i kishte bo Dorkasi kur ishte hala me ta. 40 Pjetri i qiti krejt jashtë, ra në gjunjë edhe u lut. Pastaj u kthye kah trupi edhe tha: „Tabita, çohu!“ Ajo i çeli sytë, edhe kur e pa Pjetrin, u ul. 41 Aj ja dha dorën edhe e çoi në kambë. Pastaj i thirri të shenjtët edhe vejushat dhe jau tregoi të gjallë. 42 Kjo u bo e njohun në krejt Jopën, edhe shumë veta besuan në Zotninë. 43 Aj qëndroi disa ditë në Jopë te nji lëkurëpunues me emnin Simon.