Zanafilla 2
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Qeshtu u kry puna e krijimit të qiellit havas edhe tokës edhe krejt qka ka nër to. 2 Ditën e shtatë Zoti e kish përfundu krejt punën e vet, edhe ne ditën e shtatë nisi me pushu prej krejt punës që e kish bo. 3 Masanej Zoti e bekoi ditën e shtatë edhe e shpalli si të shenjtë, se ne at ditë u pushoj prej krejt punës së krijimit, prej krejt asaj që ja kish nis si qellim me bo.
4 Ky osht tregimi ose historia për qiellin havan edhe tokën, kur jon kriju, ditën kur Jehovaj Zoti e ka bo tokën edhe qiellin.
5 Ne ’tokë hala nuk kish dal asnja kaçubë e as bimë te’fushës se kishin mbu, se Zoti hala s’kish leshu shi në tokë, edhe nuk ka pas asnje njeri me punu token. 6 Veç nji avull u ngri prej tokës edhe e ujite krejt shtresen e jashtme te tokës.
7 Atëherë Jehovaj Zoti e formoi njerin prej lloqit te’tokës, edhe i fryu ne’hunë frymën e jetës, edhe njeriu u bo qenie e gjallë. 8 Pastaj Jehovaj Zoti e mbolli nji kopsht në Eden, kah lindja, edhe aty e vnoi njerin që e kish formu ose kriju. 9 Jehovaj Zoti bani me dalë prej tokës krejt llojet e drujve, që doken bukur e japin fruta t’mira për me hangër. N’midisi t’kopshtit e bani Drunin e Jetës edhe drunin e dijes t’t’mirës e t’keqes.
10 Prej Edenit dilke nji lum që e ujitte kopshtin, e masanej ndahej në katër lumenj. 11 Emni i parit osht Pishon; ai rrethon krejt venin Havilah, ku ka ar. 12 Ari i atij veni osht i mirë; aty ka edhe reçinë bedelium edhe gur oniks. 13 Emni i lumit të dytë osht Gihon; ai e rrethon krejt venin Kush. 14 Lumi i tretë quhet Hiddekel, që shkon kah lindja e Asirisë, edhe lumi i katërt osht Eufrati.
15 Jehovaj Zoti e mori njerin edhe e vnoi me jetu n’kopshtin e Edenit, që me e punu edhe me e rujt. 16 Jehovaj Zoti ia dha njerit edhe ket urdhën: “Prej çdo druni n’kopsht mundesh me hangër sa t’dush. 17 Po prej drunit t’dijes t’t’mirës e t’keqes mos ha, se ditën që han prej tij, ke me dek pa tjetër.”
18 Pastaj Jehovaj Zoti tha: “Nuk osht mirë njeriu me nejt vet. Ka me i bo nji ndihmëse që i shkon për shtati.” 19 Edhe Jehovaj Zoti prej tokës i formoi krejt shtazët e egra t’tokës edhe krejt shpezët e qiellit, edhe i çoi te njeri me pa qysh ka me ju vu emnin. Çdo gjallese ja vnoi emnin njeriu, e ai emën i meti. 20 Njeriu jau vnoi emnat kafshve t’shpisë, shpezve t’qiellit edhe shtazve t’egra t’tokës, po për veti s’u gjet asnji ndihmëse që i shkonte për shtati. 21 Atëherë Jehovaj Zoti e shti burrin në nji gjumë t’randë; sa ish tu flejt, i mori nji brinjë edhe e msheli mishin n’at ven. 22 Jehovaj Zoti prej asaj brinje që e mori prej burrit e formoi gruen edhe e qoj te burri.
23 Atëherë burri tha: “Kjo tash osht asht prej ashtit tem, edhe mish prej mishit tem. Kjo ka me u qujt Gru, se prej burrit u mor.”
24 Prandaj burri ka me e lanë babën e nanën e vet, edhe ka me u lidhë fort me grun e vet, edhe të dy kanë me u bo nji trup. 25 Edhe burri edhe gruaja e tij ishin zhvesh krejt, po nuk u maru prej ksaj.