Zanafilla 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Kshtu u kry puna e krijimit të qiellit havas dhe tokës dhe krejt qka ka nër to. 2 Ditën e shtatë Zoti e kish përfundu krejt punën e vet, dhe ne ditën e shtatë nisi me pushu prej krejt punës që e kish bo. 3 Masanej Zoti e bekoi ditën e shtatë dhe e shpalli ose njoftoj si të shenjtë.At ditë Zoti pushoj prej krejt punës së krijimit, prej krejt asaj që ja kish nis si qellim me bo.
4 Ky asht tregimi ose historia për qiellin havan dhe tokën, kur jan kriju, ditën kur Jehovaj Zoti e ka bo tokën dhe qiellin.
5 Ne tokë hala nuk kish dal asnje kaçubë e as bimë te fushës se kishin mbu tokën, se Zoti hala s’kish leshu shi në tokë, dhe nuk ka pas asnje njeri me punu token. 6 Veç nji avull u ngrit ose qu prej tokës dhe e ujiste krejt shtresen e jashtme te tokës.
7 Atëherë Jehovaj Zoti e formoi njerin prej lloqit te tokës, edhe i fryu ne hunë frymën e jetës, edhe njeriu u bo qenie ose shpirt i gjallë. 8 Pastaj Jehovaj Zoti e mjelli nji kopsht në Eden, kah lindja, edhe aty e vnoi njerin që e kish formu ose kriju. 9 Jehovaj Zoti bani me dalë prej tokës krejt llojet e drujve, që doken bukur e japin fruta te mira për me hangër si ushqim.Poashtu ne midis te kopshtit e bani Drunin e Jetës dhe drunin e dijes te se mirës e te se keqes.
10 Prej Edenit dilke nji lum që e ujite kopshtin, e masanej ndahej në katër lumenj. 11 Emni i lumit te par asht Pishon; ai rrethon krejt venin e Havilahit, ku ka dukat. 12 Dukati i atij veni osht i mirë; aty ka edhe reçinë bedelium edhe gur oniksi. 13 Emni i lumit të dytë osht Gihon; ai e rrethon krejt venin e Kushitit. 14 Lumi i tretë asht Hidekel ose Tiger, që shkon kah lindja e Asirisë, dhe lumi i katërt asht lumi Eufrat.
15 Jehovaj Zoti e mori njerin dhe e vnoi me jetu ne kopshtin e Edenit, që me e punu edhe me e rujt. 16 Jehovaj Zoti ia dha njerit edhe ket urdhnim: “Prej çdo druni ne kopsht mundesh me hangër sa te dush. 17 Po prej drunit te dijes te se mirës e te se keqes mos ha, se ditën që han prej tij, ke me dek me siguri ose patjetër.”
18 Masanej Jehovaj Zoti tha: “Nuk osht mirë qe njeriu me nejt vet. Ka me i bo nji ndihmëse nji plotsuse që i pershtatet atij.” 19 Tash Jehovaj Zoti prej tokës i formoi krejt shtazët e egra te tokës edhe krejt shpezët e havas, edhe i çoi te njeri me pa qysh ka me ju vu emnin kafsheve. Krejt gjallesave ja vnoi emnin njeriu,ai emën që ai ju vnoj ai emën ju met ose e kan majt. 20 Njeriu jau vnoi emnat kafshve te shpisë, shpezve te havas dhe shtazve te egra te tokës, por për veti Adami nuk gjeti asnji ndihmëse që i pershtatet atij. 21 Atëherë Jehovaj Zoti e shtini burrin në nji gjumë te ranë; sa kur ish tu flejt, i mori nji brinjë edhe e msheli mishin ne at ven apet. 22 Jehovaj Zoti prej asaj brinje që e mori prej burrit e formoi grun dhe e qoj te burri.
23 Atëher burri tha:
“Kjo tash osht ashti i ashtit tem,
edhe mishi i mishit tem.
Kjo ka me u thirr Gru,
se prej burrit u mor.”

24 Perqata burri ka me e lanë babën e nanën e vet, dhe ka me u lidhë fort me grun e vet, dhd të dy kanë me u bo nji trup ose mish i vetem. 25 Te dy burri dhe gruaja ishin deshur cullak ose patesha krejt, por nuk u vinte marre prej njani-tjerit.