Zanafilla 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Qeshtu u kry puna e krijimit të qiellit havas edhe tokës edhe krejt qka ka nër to. 2 Ditën e shtatë Zoti e kish përfundu krejt punën e vet, edhe ne ditën e shtatë nisi me pushu prej krejt punës që e kish bo. 3 Masanej Zoti e bekoi ditën e shtatë edhe e shpalli si të shenjtë, se ne at ditë u pushoj prej krejt punës së krijimit, prej krejt asaj që ja kish nis si qellim me bo.

4 Ky osht tregimi ose historia për qiellin havan edhe tokën, kur jon kriju, ditën kur Jehovaj Zoti e ka bo tokën edhe qiellin.

5 Ne tokë hala nuk kish dal asnje kaçubë e as bimë te fushës se kishin mbu, se Zoti hala s’kish leshu shi në tokë, edhe nuk ka pas asnje njeri me punu token. 6 Veç nji avull u ngrit ose qu prej tokës dhe e ujiste krejt shtresen e jashtme te tokës.

7 Atëherë Jehovaj Zoti e formoi njerin prej lloqit te tokës, edhe i fryu ne hunë frymën e jetës, edhe njeriu u bo qenie ose shpirt i gjallë. 8 Pastaj Jehovaj Zoti e mjelli nji kopsht në Eden, kah lindja, edhe aty e vnoi njerin që e kish formu ose kriju. 9 Jehovaj Zoti bani me dalë prej tokës krejt llojet e drujve, që doken bukur e japin fruta te mira për me hangër si ushqim.Poashtu ne midis te kopshtit e bani Drunin e Jetës dhe drunin e dijes te se mirës e te se keqes.

10 Prej Edenit dilke nji lum që e ujite kopshtin, e masanej ndahej në katër lumenj. 11 Emni i lumit te par osht Pishon; ai rrethon krejt venin Havilah, ku ka dukat. 12 Dukati i atij veni osht i mirë; aty ka edhe reçinë bedelium edhe gur oniksi. 13 Emni i lumit të dytë osht Gihon; ai e rrethon krejt venin e Kushitit. 14 Lumi i tretë asht Hidekel ose Tiger, që shkon kah lindja e Asirisë, edhe lumi i katërt asht lumi Eufrat.

15 Jehovaj Zoti e mori njerin edhe e vnoi me jetu ne kopshtin e Edenit, që me e punu edhe me e rujt. 16 Jehovaj Zoti ia dha njerit edhe ket urdhnim: “Prej çdo druni ne kopsht mundesh me hangër sa te dush. 17 Po prej drunit te dijes te se mirës e te se keqes mos ha, se ditën që han prej tij, ke me dek me siguri ose patjetër.”

18 Masanej Jehovaj Zoti tha: “Nuk osht mirë qe njeriu me nejt vet. Ka me i bo nji ndihmëse nji plotsuse që i pershtatet atij.” 19 Tash Jehovaj Zoti prej tokës i formoi krejt shtazët e egra te tokës edhe krejt shpezët e havas, edhe i çoi te njeri me pa qysh ka me ju vu emnin kafsheve. Çdo gjallese ja vnoi emnin njeriu, e ai emën i meti ose e kan majt. 20 Njeriu jau vnoi emnat kafshve te shpisë, shpezve te havas dhe shtazve te egra te tokës, po për veti Adami nuk gjeti asnji ndihmëse që i pershtatet atij. 21 Atëherë Jehovaj Zoti e shtini burrin në nji gjumë te ranë; sa kur ish tu flejt, i mori nji brinjë edhe e msheli mishin ne at ven apet. 22 Jehovaj Zoti prej asaj brinje që e mori prej burrit e formoi grun dhe e qoj te burri.

23 Atëher burri tha: “Kjo tash osht asht i ashtit tem, edhe mish i mishit tem. Kjo ka me u thirr Gru, se prej burrit u mor.”

24 Perqata burri ka me e lanë babën e nanën e vet, edhe ka me u lidhë fort me grun e vet, edhe të dy kanë me u bo nji trup ose mish i vetem. 25 Te dy burri dhe gruaja ishin deshur cullak ose patesha krejt, por nuk u vinte marre prej njani-tjerit.