Marku 16
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Kur kaloj Sabbati, Maria Magdalena, Maria nana e Jakovit edhe Salomeja blenën erna t’këndshme me ja lye trupin e tij. 2 Ditën e parë t’javës, shum herët n’menxhes, sa u çu dielli, shkuen te varri. 3 Rrugës po i thojshin njena-tjetrës: “Kush po na e rrokullis gurin prej deres së varrit?” 4 Po kur kqyrën, e panë qe guri, edhe pse ish shum i madh, veç ish rrokullu. 5 Hynën mrena n’varr edhe panë n’anën e djathtë nji djalë t’ri tu nejt, i veshun me rrobe t’gjata t’bardha, edhe u tremben shum. 6 Ai ju tha: “Mos u tutni. Po e kërkoni Jezusin Nazareas, qetin qe e ngjitën n’shtyllë. Ai u çu prej t’vdekunve, s’osht ma ktu. Shikoni vendin ku e kishin qit. 7 Po tash shkoni e ju kallxoni nxonsave t’tij edhe Pjetrit: ‘Ai po ju prin n’Galile. Atje keni me e pa, qysh ju ka thanë.’” 8 Atëherë dolën prej varrit e ikën, ishin tu u dridhë e krejt t’trondituna. Prej frikës s’ju kallxun kurgjo kerkuit.