Marku 16

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Kur kaloj Sabati, Maria Magdalena, Maria nana e Jakovit edhe Salomeja blen erna (erza) të këndshme me ja lye trupin e tij. 2 Ditën e parë të javës, shum herët në menxhes(sabah), sa u lind dilli, shkun te vorri. 3 Udhës po i thojshin njena-tjetrës: “Kush po na e rrokullis (rrotullon)gurin prej deres së vorrit?” 4 Po kur kqyrën, e panë qe guri, edhe pse ish shum i madh, veç ish rrokullu. 5 Hynën mrena në vorr dhe panë në anën e djathtë nji djalë të ri tu nejt, i veshun me tesha të gata e të bardha, dhe u tremben shum. 6 Ai ju tha: “Mos u tutni. Po e kërkoni Jezusin Nazareas, atë(qata) qe e ngjitën në shtyllë. Ai u çu prej të vdekunve, s’osht ma ktu. Kqyrni vendin ku e kishin qit. 7 Po tash shkoni e ju kallxoni nxonsave të tij edhe Pjetrit: ‘Ai po ju pret në Galile. Atje keni me e pa, qysh ju ka thanë.’” 8 Atëher dolën prej vorrit e ikën, ishin tu u dridhë e krejt të trishtume ose (hutume). Prej tutës nuk i kallxun kurgjo kërkujt.