Luka 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 I mbushun me frym të Shenjtë, Jezusi u largu prej Jordanit. Fryma e shenjtë e qoj në shkretinë. 2 40 ditë pa u nal, fryma po e udhëhiqte atje, dhe Shejtani po e sprovonte. Jezusi nuk hangri kurgjo krejt ato ditë, e në fund u untu shumë. 3 Djalli i tha: “Nëse je djali i Zotit, thuji këtij guri me u bo bukë.” 4 Jezusi iu kthy: “Asht shkru që : ‘Njeriu s’jeton veç prej bukës.’”
5 Masanej djalli e çoi në nji mal të nalt nji moment ia kallxoj krejt mretëritë e tokës. 6 Djalli i tha: “Po ta jap pushtetin mbi krejt këto mretëri bashkë me krejt lavdin e tyne. Mu më ashtë dhanë, dhe unë ia jap kujt të du. 7 Veç nëse më bën nderim e më adhuron, atëher krejt kanë mu kan të tujat.” 8 Jezusi i tha: “Në Shkrimet asht thanë: ‘Jehovën, Zotin tand, ke me e adhuru, dhe veç Atij ke me i shërby.’”
9 Atëher djalli e çoi në Jerusalem, e qiti në cep të tempullit, dhe i tha: “Nëse je djali i Zotit, gjuju poshtë, 10 se në Shkrime thotë: ‘Ka me i urdhëru melaqet e tua për ty,që me të rujtë’, 11 dhe: ‘Ka me të majt në dur, që mos me i gjujt kamën në asni guri.’” 12 Jezusi iu përgjigj: “Ashtë thanë: ‘Mos e vno në provë(sprovo) Jehovën, Zotin tand.’” 13 Kur djalli i kryjti krejt sprovat, u largu prej tij e priti nji rast tjetër ma të përshtatshëm me sprovu.
14 Masanej, me fuqinë e frymës, Jezusi u kthy në Galile. Dhe napër krejt atë anë ja nisën me dalë fjalë të mira për të. 15 Ai ja nisi me mësu në sinagoga, dhe krejt e nerojshin.
16 Kur erdh në Nazaret, aty ku u rritë, shkoi qysh e ka pas zakon në sinagogë ditën e sabatit, dhe u çu me lexu. 17 Ia dhanë rrotullën e profetit Isaia. Ai e hapi dhe e gjeti vendin ku shkrunte: 18 “Fryma e Jehovës ashtë mbi mu, se Ai më ka zgedhë e më ka miros me ia pru të varfnive(fukarave) lajmin e mirë. Më ka çu me ju shpallë liri për të burgosunit, dhe me u kallxu të verbtve(qorrave) që kan me pa apet, me i shliru të shtypunit, 19 dhe me shpallë vitin e pëlqimit të Jehovës.” 20 Pastaj e mbylli rrotullën, ia ktheu shërbëtorit t’sinagogës dhe u ul. Krejt sytë n’sinagogë ishin ngulë te Ai. 21 Edhe u tha: “Sot, kjo pjesë e Shkrimit që e nigut, u plotësu.”
22 Krejt po flitshin mirë për të dhe po çuditshin për fjalët e mira që po i dilshin prej goje. Po thojshin: “A s’është ky djali i Jozefit?” 23 Ai u tha: “Ju keni me ma përmend patjetër atë fjalën: ‘Doktor, shëroje veten!’ Edhe keni me thonë: ‘Kemi ni çka ka ndodhë n’Kapernaum, baje edhe këtu n’vendin tand.’” 24 Edhe shtoi: “Po ju thom drejt: asnjë profet s’pranohet n’vendin e vet. 25 Po ju thom të vërtetën: n’kohën e Elisë, kur qielli u mbyll tri vjet e gjashtë muaj, edhe ra uri e madhe n’krejt vendin, në Izrael kishte shumë veja, 26 po Elia s’u çu te asnjona prej tyne, veç te nji vejushë n’Zarefat, n’vendin e Sidonit. 27 Edhe n’kohën e profetit Elise, në Izrael kishte shumë lebrozë, po asnjani s’u shëru, veç Naamani, siriani.” 28 Kur i nijnë këto, krejt n’sinagogë u nxehën keq. 29 U çunë, e nxorrën jashtë prej qytetit, e çunë deri n’cep t’kodrës ku ishte ndërtu qyteti, e dojshin me e hudh poshtë kokëposhtë. 30 Po Ai kaloi n’mes t’tyne dhe iku tutje.
31 Pastaj zbriti n’Kapernaum, qytet i Galilesë, edhe ditën e sabatit po i mësonte njerëzit. 32 Ata u çuditën shumë prej mënyrës qysh po mësonte, se fjala e tij kishte peshë e autoritet. 33 N’sinagogë ishte ni njeri që e kishte nji demon, nji frymë t’keqe. Ai bërtiti me za të naltë: 34 “Hej! Qka ke me neve, Jezus i Nazaretit? A ke ardhë me na zhdukë? Unë e di kush je: i Shenjti i Zotit!” 35 Jezusi i tha rreptë: “Hesht, edhe dil prej tij!” Demoni e rrëzoi njerin n’mes t’tyne dhe doli prej tij, pa i bo dëm. 36 Krejt mbetën të shtangun e po i thojshin njani-tjetrit: “Qfarë fjale është kjo! Me autoritet e me fuqi po i urdhëron frymët e këqija, edhe ato po dalin!” 37 Edhe lajmi për të u përhap gjithkah nëpër krejt atë anë.
38 Pasi doli prej sinagogës, shkoi n’shpinë e Simonit. Vjehrra e Simonit ishte me ethe të forta, edhe i lypën Jezusit me e ndihmu. 39 Ai u përkul mbi të, e qortoi ethen, edhe etha e la. Ajo u çu menjëherë dhe filloi me i shërby.
40 N’perëndim t’diellit, krejt ata që kishin t’sëmurë me sëmundje të ndryshme i sollën te Ai. Ai ia vuni duart secilit veç e veç dhe i shëroi krejt. 41 Edhe prej shumë vetave dilshin demonë tu bërtitë: “Ti je Biri i Zotit!” Po Ai i ndaloi rreptë me fol, se e dijshin që Ai ishte Krishti.
42 N’mengjes herët, Ai doli n’nji vend t’vetmuem. Njerëzit fillun me e lypë, edhe kur e gjetën, dojshin mos me e lanë me ik. 43 Po Ai u tha: “M’duhet me e shpallë lajmin e mirë për Mbretërinë e Zotit edhe n’qytete tjera, se për këtë jam dërgu.” 44 Edhe vazhdoi me prediku n’sinagoga t’Judesë.