Luka 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 I mbushun me frym të Shenjtë, Jezusi u largu prej Jordanit. Fryma e shenjtë e qoj në shkretinë. 2 40 ditë pa u nal, fryma po e udhëhiqte atje, dhe Shejtani po e sprovonte. Jezusi nuk hangri kurgjo krejt ato ditë, e në fund u untu shumë. 3 Djalli i tha: “Nëse je djali i Zotit, thuji këtij guri me u bo bukë.” 4 Jezusi iu kthy: “Asht shkru që : ‘Njeriu s’jeton veç me bukë.’”
5 Masanej djalli e çoi në nji mal të nalt nji moment ia kallxoj krejt mretëritë e tokës. 6 Djalli i tha: “Po ta jap pushtetin mbi krejt këto mretëri bashkë me krejt lavdin e tyne. Mu më ashtë dhanë mu, dhe unë ia jap kujt të du. 7 Veç nëse më bën nderim e më adhuron, atëher krejt kanë mu kan të tujat.” 8 Jezusi i tha: “Në Shkrimet asht thanë: ‘Jehovën, Zotin tand, ke me e adhuru, dhe veç Atij ke me i shërby.’”
9 Atëher djalli e çoi në Jerusalem, e qoj në cep të tempullit, dhe i tha: “Nëse je djali i Zotit, gjuju poshtë, 10 se Shkrimi thotë: ‘Ka me i urdhëru melaqet e tua për ty,që me të rujtë’, 11 dhe: ‘Ka me të majt në dur, që mos me i gjujt kamën në asni guri.’” 12 Jezusi iu përgjigj: “Ashtë thanë: ‘Mos e vno në provë(sprovo) Jehovën, Zotin tand.’” 13 Kur djalli i kryjti krejt sprovat, u largu prej tij e priti nji rast tjetër ma të përshtatshëm me sprovu.
14 Masanej, me fuqinë e frymës, Jezusi u kthy në Galile. Dhe napër krejt atë anë ja nisën me dalë fjalë të mira për të. 15 Ai ja nisi me mësu në sinagoga, dhe krejt e nerojshin.
16 Kur erdh në Nazaret, aty ku u rritë, shkoi qysh e ka pas zakon në sinagogë ditën e sabatit, dhe u çu me lexu. 17 Ia dhanë rrotullën e profetit Isaia. Ai e hapi dhe e gjeti vendin ku shkrunte: 18 “Fryma e Jehovës ashtë mbi mu, se Ai më ka zgedhë e më ka miros me ia pru të varfnive(fukarave) lajmin e mirë. Më ka çu me ju lajmru liri për të burgosunit, dhe me u kallxu të qorrave që kan me pa apet, me i shliru të shtypunit, 19 dhe me lajmru vitin e pëlqimit të Jehovës.” 20 Masanej e msheli rrotullën, ia ktheu shërbëtorit të sinagogës dhe u ul. Krejt sytë në sinagogë ishin drejtum te Ai. 21 Edhe ai u tha: “Sot, kjo pjesë e Shkrimit që e nigut, u plotësu.”
22 Krejt po folshin mir për të dhe po çuditshin për fjalët e mira që po i dilshin prej goje. Po thojshin: “A s’është ky djali i Jozefit?” 23 Ai u tha: “Ju keni me ma përmend paqare atë fjalën: ‘Doktor, shnoshe veten!’ Edhe keni me thonë: ‘Kemi ni çka ka ndodh në Kapernaum, baje edhe këtu në vendin tand.’” 24 Edhe ai shtoi: “Po ju thom drejt: asnjë pejgamer s’pranohet në vendin e vet. 25 Po ju thom përnime: në kohën e Elis, kur havaja u mshel tri vjet e gjashtë muaj, edhe ra uri e madhe në krejt vendin, në Izrael kishte shumë vejushka, 26 po Elia s’u dergu te asnjona prej tyne, veç te nji vejushë në Zarefat, në venin e Sidonit. 27 Edhe në kohën e pejgamerit Elise, në Izrael kishte shumë të smut me lebër, po asnjani s’u shnosh, veç Namani, siriani.” 28 Kur i nijnë këto, krejt në sinagogë u nervozun shumë keq. 29 U çunë, e nxerren jashtë prej qytetit, e çunë deri qosh kodrës ku u kan i ndërtum qyteti, e dojshin me e gjujt poshtë me kry te poshtë. 30 Po Ai kapërcej mes tyne dhe iku anej.
31 Masanej zhdrypi në Kapernaum,në qytetin e Galilesë, dhe ditën e sabatit po i msonte njerzit. 32 Ata u çuditën shum prej mënyrës qysh po msonte, se fjala e tij kishte peshë e autoritet. 33 Në sinagogë ishte ni njeri që e kishte nji demon, nji frymë të keqe. Ai bërtiti me za të naltë: 34 “Hej! Qka ke me neve, Jezus i Nazaretit? A ke ardhë me na zhdukë? Unë e di kush je: je i Shenjti i Zotit!” 35 Jezusi i tha rreptë: “Shuj, dhe dil prej tij!” Demoni e rrëzoi njerin midis tyne dhe doli prej tij, pa i bo dom(keq). 36 Krejt mbetën të shtangun e po i thojshin njani-tjetrit: “Qfarë fjale është kjo! Me autoritet e me fuqi po i urdhëron frymat e këqija, dhe ato po dalin!” 37 Dhe lajmi për të u përhap gjithkah nëpër krejt atë anë.
38 Pasi doli prej sinagogës, shkoi në shpinë e Simonit. Vjehrra e Simonit u kan e smut me ethe të forta, dhe i lypën Jezusit me e ndihmu. 39 Ai u përkul mbi ta, e kritikoj ethen, edhe ethet e lan e ai u shnosh. Ajo u çu menjëher dhe ja nisi me ju shërby.
40 Në perëndim të dillit, krejt ata që kishin të smut me sëmundje të ndryshme i prun te Ai. Ai ju vnoj duart secilit veç e veç dhe i shnoshi krejt. 41 Edhe prej shumë vetave kan dal demonë tu bërtitë: “Ti je djali i Zotit!” Po Ai i ndaloi rreptë me fol, se e dijshin që Ai u kan Krishti.
42 Në mengjes herët, Ai doli në nji vend të vetmum. Njerëzit ja nisën me e lypë, dhe kur e gjetën, dojshin mos me e lanë me ik. 43 Po Ai u tha: “Më duhet me e njoftu lajmin e mirë për Mretërinë e Zotit edhe në qytete tjera, se për këtë jam dërgu.” 44 Dhe vazhdoj hala me prediku në sinagoga të Judes.