Mateu 28
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Mas sabatit, në ditën e parë të javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër kanë ardh në agim ose tu agu, me shku me kqyr vorrin.
2 Ka ra nji tërmet i madh, se melaqja e Jehovait ka ardh prej havas, e ka rrotullu gurin, dhe tash ka nejt ulun mbi to. 3 Aj ka shndrit ose vizllu si vetëtim, e teshat e tij janë kon të bardha si bora. 4 Rojet prej tutës tij janë dridh, dhe kanë met si të ngrim.
5 Melaqja u ka thanë grave: „Mos u tutni! Unë e di qe ju po e lypni Jezusin, që u vra në shtyllë. 6 Aj nuk asht këtu, se aj u ringjall, qysh ka thanë. Hajdeni, kqyrne venin ku ka nejt shtrit. 7 Masanej ata ngajtën shpejt te nxansat e tij e u than: ‘Aj u ringjall prej vdekunve dhe po shkon përpara juve në Galile. Atje keni me e pa.’ Kshtu unë ju thash.“
8 Ato, prej tute dhe me gzim të madh, kanë dal prej vorrit dhe kanë ngajt me ju kallxu lajmin krejt nxansave të tij. 9 Menjëher Jezusi ju ka dal përpara e ka thanë: „Tungjatjeta! Ose Mirëdita“ Ato janë afru ose avyt, e kanë ran për kambë dhe i kanë ba nderim. 10 Jezusi i ka qetsu: „Mos u tutni! Shkoni e tregojuni vllazënve të mij, me shku në Galile, e atje kanë me u taku ose zatet me mu.“
11 Deri sa ato je kan udhës, do roje kanë shku në qytet dhe u kanë kallxu kryepriftave krejt qka ka ndodhur. 12 Kryepriftat, mas qe janë këshillu me pleqt, u kanë dhanë ushtarëve nji grusht të madh me pare sermi, 13 edhe u kanë thanë: „Thoni: ‘Natën, derisa na kem flejt, nxansat e tij kanë ardh dhe e kanë vjedh.’ 14 Nëse kjo i bjen në vesh qeveritarit, na ka me fol me to dhe ka me ju nxjerr pi telasheve. Mos u bani merak.“ 15 Ata i kanë marrë paret e sermit edhe kanë bo qysh u është thanë. Kështu kjo fjalë ka shku nër jahudi, dhe ka met deri sot.
16 Po njimbëdhjet nxansat kanë shku në Galile, te mali ku Jezusi ka lan me u taku me ta. 17 Kur e kanë pa, i kanë dal përpara, po do kanë dyshu. 18 Jezusi është avyt te ata dhe kan thanë: „Më ka u dhanë krejt pushteti n’qiell edhe n’tokë. 19 Për qata shkoni e bajini nxansa për mu njerzt pi krejt popujve, pagzojini n’emën t’Babës, t’Birit, edhe t’shpirtit t’shenjtë, 20 edhe mësojini me i majt krejt qka ju kom ngarku. Edhe mos e harroni: unë jom me ju tan kohën deri n’fund t’këtij sistemi t’botës.“