Mateu 28

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen




1 Mas ditës së pushimit, në ditën e parë të javës, Marija Magdalena edhe ajo tjetra Marija jonë ardh sabah herët në agim, me shku me kqyr vorrin
2 E qe: Toka ka dridh, se melaqja e Zotit u ardh prej Havajës, e ka rrotullu gurin, e ka shty skejt edhe ka nejt aty hunxh përmi to. 3 Ai ka vizllu si vetëtim, [me nji dritë shumë e fortë]. E teshat e tij jonë konë të bardha si bora. 4 Ushtarët, që jonë konë aty me rujt vorrin, jonë dridh edhe metën si gur prej tutës.
5 Melaqja ju tha grave: "Mos u tutni! Une e di, që ju p'e lypni Jezusin, që ka dek në drun." 6 Ai nuk osht ktu, se ai u çu apet në jetë, qysh ju ka pasë thanë ma herët. Hajdeni, kqyrne venin ku ka nejt shtrit. 7 Tani ngani shpejt te nxansat e tij, e thuni atynve: 'Ai u çu prej vdekës, dhe po shkon përpara juve në Galile. Atje keni me e pa.’ Qe, kshtu unë ju thash.“
8 Pa prit hiç, ato kanë dal prej vorrit. Me tute dhe me gzim të madh, kanë ngajt me ju kallxu lajmin krejt nxansave të tij. 9 E qe, Jezusi ju ka dal përpara edhe tha: "Mirëdita!" Ato jonë afru ma ngat, ja kanë kap komt edhe i kanë bo nderime. 10 Jezusi i ka qetsu: "Mos u tutni! Shkoni e kallxoni vllaznive të mij me shku në Galile, se atje kanë m'u zatet me mu.“
11 Deri sa ato ishin rrugës, disa prej ushtarëve, që i kanë nejt gati vorrit, shkun në qytet me ja kallxu priftave kryesor krejt çka kish ndodh. 12 Masi priftat kryesor jonë marrë vesh me pleqt, ja dhanë ushtarëve nji grusht të madh me pare e sërmit, 13 edhe i thanë: "Thuni kshtu: ‘Nxansat e tij erdhën natën, kur na ishim në gjumë, dhe e kanë vjedh.’ 14 Nëse kjo i bjen në vesh qeveritarit, na kena me fol me to, edhe e rregullojmë punën. Mos u boni marak.“ 15 Ata i morën paret e sërmit edhe bonën qashtu, qysh i thanë. Kshtu kjo fjalë u shku nëper jahudi, dhe ka met deri sot e asaj dite.
16 E sa për 11 nxansat, ata shkun në Galile, te mali ku Jezusi e ka lon m'u zatet me ta. 17 Kur e panë, jonë dal përpara edhe u përkulën para tij, ama disa hala kishin dyshime. 18 Jezusi u afru ngat atynve edhe i tha: "„Mue ma kanë dhanë krejt pushtetin në havâ dhe në tokë. 19 Përqata shkoni e boni, që njerëz prej krejt popujve m'u bo nxansa të mi. E zhytini në uj në emën të Babës, të Djalit, dhe të Frymës së Shenjtë, 20 edhe mësojini m'i majt krejt, çka ju kom thonë. Edhe mos harroni: unë jom me ju tan kohën deri në fund të ktij sistemit e botës.“