Marku 15
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Me sahan heret tu zbar dita, kryepriftat bashkë me pleqt e popullit edhe msusit e ligjit, pra tan Sinedri, u mblodhën me u marr vesh. Masanej e lidhen Jezusin, e çun dhe ja dorëzuen Pilatit. 2 Pilati e veti: “A je ti Mreti i judenjve?” Jezusi u përgjegj: “Ashtu po, qysh po thu ti.” 3 Kryepriftat fillun me me akuza shumë atë. 4 Pilati apet e veti: “S’ki kurgjo me thanë? Shife sa shum gjona po të qesin përpara.” 5 Po Jezusi ma nuk jepte kurrfar përgjigjeje, e kjo e çuditi shum Pilatin.
6 Në festë ai kish zakon me liru nji të burgosun, kë e lypte populli me liru. 7 Atëher ish në burg nji burr me emnin Baraba, bashkë me do kryengritsa qe kishin bo vrasje në nji kryengritje. 8 Turma erdh e filloi me lyp prej Pilatit me vepru qashtu si e kish ai zakon. 9 Pilati i veti: “A doni me ju liru Mbretin e judenjve?” 10 Se e kish të qartë qe kryepriftat e kishin dorzu prej zilis. 11 Po kryepriftat e ngacmuen popullin me lyp që ma mirë me ju liru Barabën. 12 Pilati apet ju drejt: “E me kët qe po i thojnë Mbret i judenjve, qka me i bo?” 13 Ata apet briten: “Vnoni në shtyllë me te!” 14 Pilati u tha: “Pse? Çfar të keqe ka bo?” Po ata briten edhe ma fort: “Vnoni në shtyllë me te!” 15 Atëher Pilati, me ju dalë zot turmës, e lëshoi Barabën, e urdhnoi me e rrehë Jezusin me kamxhik dhe e dorëzoi me e çu në shtyllë të dënimit.
16 Ushtarët e çun Jezusin në oborrin e pallatit të guvernatorit, te pretoriumi, dhe e thirrën krejt togën e ushtarve. 17 E veshën me rrobe t’purpurta, qepën nji kurorë prej ferreve e ja vnun n’kry. 18 Fillun me i thanë: “Rroftë Mbreti i judenjve!” 19 E goditshin n’krye me nji kallam, e pështyjshin, binin n’gjunj para tij e bajshin sikur po i përulen. 20 Kur u tallën boll me te, ia hjekën rroben e purpurt, ja veshën prap rrobat e veta, edhe e çuen jasht me e ngjit n’shtyllë. 21 Nji njeri, Simon prej Kirenes, baba i Aleksandrit edhe i Rufit, po kthehej prej arës e po kalonte aty pari. E detyruen me ja çu shtyllën e mundimit mrapa Jezusit.
22 E çuen Jezusin te vendi qe i thojshin Golgota, që do me thanë “Vendi i Kafkës”. 23 I dhanë verë t’përzieme me myrrë, me ja lehtësu dhimbjen, po ai s’e piu. 24 E ngjiten n’shtyllë edhe rrobat e tij i ndanën mes veti tu hedhë short kush çka me marrë. 25 Ish ora e tretë e dites kur e vun n’shtyllë. 26 N’shkrim, përmi kry, ish shenu arsyeja e dënimit: “Mbreti i judenjve”. 27 Bashkë me te vun n’shtyllë edhe dy kusarë, njonin n’anën e djathtë e tjetrin n’anën e majtë. 29 Kalimtarët po e shajshin, po tundshin kryt edhe po thojshin: “Hë, ti qe deshte me e rrëzu tempullin edhe me e ngrit për tre ditë! 30 Shpeto veten, zbrit prej shtyllës!” 31 Po qashtu edhe kryepriftat me mësusit e ligjit tjerët po qeshshin me te mes veti e po thojshin: “Tjerët i ka shpëtu, veten s’munet me e shpëtu! 32 Krishti, Mbreti i Izraelit, le t’zbritë tash prej shtyllës, me pa e me besu.” Edhe ata qe ishin t’varun me te n’shtyllë po e shajshin.
33 N’orën e gjashtë ra terr mbi krejt vendin, e zgjati deri n’orën e nandtë. 34 N’orën e nandtë Jezusi briti me zo t’nalt: “Eli, Eli, lama sabakthani?”, që do me thanë: “Zoti jem, Zoti jem, pse m’ke lan vet?” 35 Disa prej atyne qe rrishin aty, kur e ndëgjuan, thanë: “Po thërret Elijen.” 36 Njoni vrapoj, e njomi nji sfungjer n’uthull, e vuni n’kallam, ja afroi me pi, tue thanë: “Lene, po shohim a po vjen Elija me e zbrit.” 37 Jezusi briti fort edhe dha shpirt. 38 Perdeja e shenjtë e tempullit u ça n’dyshe, prej naltit deri poshtë. 39 Centurioni, oficeri qe rrike përball tij, kur pa si vdiq n’at mënyrë, tha: “Me t’vërtet ky njeri ka qenë Biri i Zotit.”
40 Prej s’largu po shikojshin edhe do gra: Maria Magdalena, Maria nana e Jakovit t’vogël edhe e Jozes, edhe Salomeja. 41 Kto ishin kon me ta n’Galile, e ja kryjshin punët Jezuit. Edhe shum gra tjera ishin ngjit me te kur erdh në Jerusalem.
42 Kur u ba mbramje, pse ish dita e përgatitjes, dita para sabatit, 43 erdh Jozefi prej Arimates, nji njeri i njoftun i këshillit, qe vet priste Mretninë e Zotit. Ai mori guximin, shkoi te Pilati edhe i lypi trupin e Jezusit. 44 Pilati u habit qe Jezusi kishte vdekë kaq shpejt, e thirri centurionin me e pyet nese ka vdekë moti. 45 Kur centurioni e vertetoi, Pilati ia dha Jozefit trupin. 46 Jozefi blej nji pëlhurë t’hollë, e zhdrypi trupin prej shtylle, e mbështolli n’pëlhurë, e e vuni n’nji varr t’germum n’guri. Masanej rrokolli nji gur te dera e varrit. 47 Maria Magdalena edhe Maria, nana e Jozesit, rrijshin tu kqyrë ku po e qesin trupin.