Psalmi 112

Aus bibla-popullore.org
Version vom 18. April 2024, 17:19 Uhr von ZmIn4Lz470 (Diskussion | Beiträge) (Psalmi 112)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Lavdoni Jah!
Lum aj që e respekton Jehovajin
edhe kush gzohet me bo qka thot aj.
2 Thmijt e atij njerit ka mu kon të fortë në tokë
edhe gjenerata e të drejtve kanë mu kon të bekun.
3 Te shpija e tij asht bereqeti edhe pasunia
edhe drejtsia e tij ka mu kon përgjeth.
4 Për të drejtët kallet si nji dritë në terr.
Aj asht i dhimshem, i butë edhe i drejtë.
5 Kush jep hua me zemër, atij ka mi shku mirë.
Çdo punë qe e bon, e bon me drejtsi.
6 Aj kurr nuk bje në luhatje.
I drejti ka me met gjeth në kujtime.
7 Pi lajmit t’keq nuk tutet.
Zemra e tij asht e fortë edhe beson te Jehovaji.
8 Po, zemra e tij nuk luhatet. Aj nuk tutet.
Me në fund ka mi kqyr hasmit të vet me fitore.
9 Aj ka jap me dorë gjithkun edhe i ka nimu fukarave.
Drejtsia e tij rrin përgjeth.
Fuqia e tij ka mu kon e lavdune.
10 Aj i keqi ka me pa edhe ka mu idhnu.
Ka me kersit me dhomt edhe ka mu shkri.
Lakmia e të keqve ka mu hup me kah krejt.