Psalmi 112

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Lavdërojeni Jahun!
א (Alef)
I lumtun asht aj që ka respekt të thellë për Jehovajn,
ב (Bet)
aj që gëzohet shumë me urdhnimet e tij.
ג (Gimel)

2 Pasardhësit e tij kanë me qenë të fortë në tokë
ד (Dalet)
edhe brezi i të drejtëve ka me qenë i bekuem.
ה (He)

3 Në shpinë e tij ka mirëqenie edhe pasuni
ו (Waw)
edhe drejtësia e tij mbetet përgjithmonë.
ז (Zajin)

4 Për të drejtët, aj ndriçon si dritë në terr.
ח (Chet)
Aj ka dhimt, i vjen gjynah edhe asht i drejtë.
ט (Tet)

5 Atij që jep hua bujarisht, ka me i shku mirë.
י (Jod)
Aj i kryen punët e veta me drejtësi.
כ (Kaf)

6 Kurrë s’ka me u lëkundë.
ל (Lamed)
I drejti ka me u kujtu përgjithmonë.
מ (Mem)

7 S’ka me u frikësu pi lajmi i keq.
נ (Nun)
Zemra e tij asht e fortë, ka besim te Jehovaj.
ס (Samech)

8 Zemra e tij asht e palëkundshme. Nuk ka frikë.
ע (Ajin)
Në fund ka me i pa kundërshtarët e vet të mundun.
פ (Pe)

9 Aj ka shpërnda gjithandej, ju ka dhanë të vorfnive.
צ (Zade)
Drejtësia e tij mbetet përgjithmonë.
ק (Kof)
Fuqia e tij ka me u ngritë me nder.
ר (Resch)

10 I keqi ka me e pa këtë edhe ka me u idhnu.
ש (Schin)
Ka me kërcëllu dhambët edhe ka me u shkri.
ת (Taw)
Dëshira e të këqijve ka me u zhdukë.