1. Korintasve 13

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Qofse un foli me njerez edhe me gjuhen e engjellit, po s’kam dashni, jam ni zhurme e rron ose jom bo si ni def qe i bje (n’vesh). 2 Edhe qofse e kom aftesine me profetizu edhe qofse i di te shenjtat e mshefta edhe i di shume sene edhe m‘u kone besimi jem kaq i madh qe muj malet m’i pakercy ama une s’kam dashni tani jom kurgjo. 3 Edhe qofse i japi krejt pasurin teme qe t’jereve mi jap me honger edhe qofse trupin tem e japi per me marre lavdi, po s’kam dashni , ather osht badihava.
4 Dashnia osht e durushme edhe e mire. Dashnia nuk osht xheloze. Nuk lavdohet edhe nuk fryhet, 5 nuk sjellet me nje sjelle jo te mire, nuk i njek interesat e veta, nuk e lejon me provoku. Nuk e paramendon t’keqen. 6 Nuk gzohet per padrejtsit, por gzohet per drejtsine. 7 I duron krejt, beson krejt, shpreson krejt, i perballon krejt.
8 Dashnia kurr nuk nalet. Por aftesite e profetizimit qe i keni, kane me ju marr, gjuha kan mu nal edhe ditunia ka mu hek. 9 Se na dimë pak edhe profetizojm pak. 10 Por qofse vjen aja e plota, kane mu hek edhe ato pak qe jon kon. 11 Kur jom kone ni thmi kom fol sikur ni thmi, kom menu sikur ni thmi edhe kom arsyetu si ni thmi. E tash jom bo ni burr edhe i kom lon senat e thmive. 12 Tash i shohim disa senat e trumbullta sikur me ni pasqyre e metalit, masanej kane mu kone ftyr per ftyre. Tash e di pak, ama masanej kom me dit saktsisht, sikur mu qysh me ka njoft zoti. 13 Ne fund mesin tre sene: Besimi, shpresa, Dashnia. Por ma e madhja prej tynve osht dashnia.