1. Tesaloniqsve 5
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Sa për kohët edhe periudhat, o vllazni, s’ka nevojë me ju shkru kurgjo.
2 Se vet e dini shumë mirë që dita e Jehovajt vjen si vjedhësi n’mes t’natës.
3 Kur po thojnë: „Paqe e siguri“, atëherë papritmas u vjen shkatrrimi, si dhimbjet e lindjes gruas shtatzanë, edhe s’kanë me mujt me ik kurrqysh.
4 Po ju, o vllazni, s’jeni n’terr, që ajo ditë me ju zënë papritmas si vjedhësi.
5 Se krejt ju jeni bij t’dritës edhe bij t’ditës. Na s’jemi as t’natës as t’errësinës.
6 Prandaj mos me fjet si tjerët, po me nejt zgjuar edhe me pas kryt n’vend.
7 Se ata që flen, natën flen, edhe ata që dehen, natën dehen.
8 Po na që jena t’ditës, me nejt t’kthjelltë. Me e vesh parzmin e besimit edhe t’dashnisë, edhe shpresën për shpëtim me e pas si përkrenare.
9 Se Zoti s’na ka caktu me e përjetu mllefin e tij, po me u shpëtu nëpër Zotin ton Jezu Krisht.
10 Ai ka dekë për neve, që na, qoftë tu nejt zgjuar, qoftë t’fjetun (t’dekshëm), me jetu bashkë me ta.
11 Prandaj vazhdoni me ju dhan kurajo njani-tjetrit edhe me u nërtu njani-tjetrin, ashtu qysh veç po bani.
12 Tashti po ju lypim, o vllazni, me i nderu ata që punojnë fort mes jush, që ju prinë n’Zot edhe ju qortojnë.
13 Për punën që po bajn, i doni shumë edhe i çmoni fort. Rrini n’paqe mes veti.
14 Po ju lusim edhe ma fort, o vllazni: paralajmëroni ata që s’rrin n’rend, ngushlloni ata që jon t’deshprum, ndihmoni të dobtit, edhe duroni me krejt.
15 Kujdes që kurrkush mos me ja kthý t’keqen me t’keqe askujt. Përkundrazi, gjithmonë mundojuni me i bo t’mira njani-tjetrit edhe krejt tjerve.
16 Gëzohuni gjithmonë.
17 Lutnuni pa u nalë.
18 Falënderoni për krejt qka ju vjen. Se kjo osht vullneti i Zotit për ju nëpër Krishtin Jezus.
19 Mos e shuni Frymën.
20 Mos i përbuzni profecitë.
21 Kontrolloni krejt, qka osht e mirë kapnu fort.
22 Rrini larg prej çdo lloj të keqeje.
23 Vet Zoti i paqes ju shenjtnoft krejtësisht. Fryma, shpirti edhe trupi i juv, o vllazni, le t’rrin krejt i shnosh edhe pa faj, kur të vijë Zoti yn Jezu Krishti.
24 Ai që ju ka thirr osht besnik, edhe ka me e kry qet punë.
25 O vllazni, vazhdoni me u lut për neve.
26 Përshëndetni krejt vllaznit me nji puthje t’shenjtë.
27 Ju urdhëroj n’emën t’Zotit që kjo letër me ju lezu krejt vllaznive.
28 Mirësia e pa meritueme e Zotit ton Jezu Krisht qoftë me ju.