Letra i tret te Gjonit

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von 3. Gjonit)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Plaku, Gajusit të dashtun, që e du përnime.

2 Miku jem i dashtun, po lutna që me të shku mirë në çdo sen edhe me qenë shnosh, qysh po të shkon mirë edhe tash. 3 Se u gëzova shumë kur erdhën do vllazën edhe dëshmun që ti po i përmbahesh së vërtetës, po, ti po vazhdon me ecë në udhën e së vërtetës. 4 S’ka sen që m’gëzon ma shumë sesa me ni që fmitë e mi po vazhdojnë me ecë në udhën e së vërtetës.

5 Miku jem i dashtun, ti po e tregon besnikninë tande me atë që po bon për vllaznit, edhe pse nuk i njeh. 6 Ata kanë folë para kongregacionit për dashninë tande. Kur të nisen prapë, të lutna ndihmoju në nji mënyrë që i pëlqen Zotit. 7 Sepse për shkak të emnit të tij janë nisë rrugës, edhe nuk kanë marrë kurgjo pi njerzve të kombeve tjera. 8 Prandaj e kemi për detyrë me ju tregu mikpritje njerzve si këta, që me u bo bashkëpunëtorë në të vërtetën.

9 Unë i shkrova diçka kongregacionit, po Diotrefi, që ka qef me qenë i pari mes tyne, nuk pranon kurgjo pi neve me respekt. 10 Për qata, kur të vij, kam me e nxjerrë në pah qka po bon: po përhap fjalë të këqija për neve. Edhe, pa u kënaqë me kaq, aj as vllaznit nuk i pret me respekt. Madje ata që dojnë me i pritë, aj mundohet me i ndalë edhe me i qitë jashtë kongregacionit.

11 Miku jem i dashtun, mos merr shembull pi së keqes, po pi së mirës. Kush bon mirë, vjen pi Zoti. Kush bon keq, nuk e ka pa Zotin. 12 Për Demetrin kanë dhanë dëshmi të mirë krejt ata, edhe vetë e vërteta. Po, edhe na japim qit dëshmi për të, edhe ti e din që ajo asht e vërtetë.

13 Kam pasë shumë sene tjera me të shkru, po nuk po du me të shkru ma tutje me bojë e me pendë. 14 Megjithatë, shpresoj me të pa së shpejti, edhe kemi me folë ftyrë për ftyrë.
Paqja qoftë me ty!
Shoktë të çojnë të fala. Përshëndeti shoktë personalisht pi meje.