Efesianëve 2
1 Përveç kësaj, Zoti ju ka ngjallë, edhe pse ishit të vdekun në gabimet edhe gjynahet tueja, 2 në të cilat dikur keni jetu, kur u drejtojshit simas këtij sistemi të botës, simas sundimtarit që ka pushtet mbi ajrin, mbi frymën që tash po vepron në njerzt e pabindun. 3 Po, mes tyne dikur jetojshim edhe na krejt, simas dëshirave të natyrës sonë gjynahqare, tu bo atë që donte natyra gjynahqare edhe mendimet tona, edhe ishim pi natyra fmi të zemërimit, qysh krejt të tjerët. 4 Po Zoti, që asht i pasun në dhimt, për shkak të dashnisë së tij të madhe për neve, 5 na ka ngjallë bashkë me Krishtin, edhe pse ishim të vdekun në gabime. Përmes mirësisë së pameritume jeni shpëtu. 6 Aj na ka ringjallë bashkë edhe na ka ulë bashkë në vendet qiellore në lidhje me Krishtin Jezus, 7 që në sistemet e botës që kanë me ardhë, me tregu pasuninë e jashtëzakonshme të mirësisë së tij të pameritume, me mirësinë e tij ndaj neve që jemi të lidhun me Krishtin Jezus.
8 Falë kësaj mirësie të pameritume jeni shpëtu përmes besimit. Edhe këtë nuk e keni pi vetes, po asht dhuratë pi Zoti. 9 Jo, nuk asht për shkak të veprave, që asnji njeri mos me pasë arsye me u mburrë. 10 Na jemi vepra e Zotit, edhe përmes lidhjes sonë me Krishtin Jezus jemi kriju për vepra të mira, që Zoti i ka caktu përpara, që na me i bo.
11 Prandaj mbajeni në mend: Ju jeni pi prejardhjes pi kombet tjera, edhe dikur u qujshit „parrethprerje“ pi atyne që quheshin „rrethprerje“, diçka që bohet me dorë njeriu në trup. 12 Në atë kohë ishit pa Krishtin, ishit të huj ndaj shtetit të Izraelit edhe të panjohun për besëlidhjet që bazoheshin në premtimet e Zotit. Nuk kishit shpresë edhe ishit pa Zot në botë. 13 Po tash jeni të lidhun me Krishtin Jezus, edhe pse dikur ishit larg pi Zotit, tash jeni afru te aj përmes gjakut të Krishtit. 14 Sepse Krishti asht paqja jonë, aj që i bani dy grupet nji edhe e rrënoi murin në mes që i ndante. 15 Përmes trupit të tij e hoqi armiqësinë, Ligjin që përbahej pi urdhna edhe rregulla, që me i bashku dy grupet në veten e tij në nji njeri të ri edhe me kriju paqe, 16 edhe që të dy grupet me i pajtu plotësisht me Zotin në nji trup përmes shtyllës së mundimeve, sepse përmes vetes e hoqi armiqësinë. 17 Edhe aj erdh e ju shpalli juve që ishit larg, si edhe atyne që ishin afër, lajmin e mirë të paqes. 18 Sepse përmes tij, të dy grupet, kemi qasje të lirë te Ati përmes të njejtës frymë.
19 Pra, ju nuk jeni ma të huj e të ardhun, po keni të njejtën qytetari si të shenjtit edhe i takoni shpisë së Zotit, 20 edhe jeni ndërtu mbi themelin e apostujve edhe pejgamberëve, ku vetë Krishti Jezus asht guri kryesor i themelit. 21 Të lidhun me të, krejt ndërtesa rritet bashkë në harmoni dhe bohet nji tempull i shenjtë për Jehovajn. 22 Të lidhun me të, edhe ju po ndërtoheni bashkë me të tjerët për me u bo nji vendbanim ku Zoti banon përmes frymës.