Efesianëve 3
1 Për këtë arsye, unë, Pavli, që jam në burg për shkak të Krishtit Jezus, për ju, njerzt pi kombeve tjera… 2 Ju patjetër keni ni për administrimin e mirësisë së pameritume të Zotit, që m’u besu për të mirën tuej, 3 që përmes nji zbulimi m’u ba i njohun sekreti i shenjtë, qysh ju kam shkru ma herët shkurt. 4 Pra, kur ta lexoni këtë, mundeni me e kuptu sa e kuptoj unë sekretin e shenjtë të Krishtit. 5 Në brezat tjerë, ky sekret nuk ju ba i njohun njerzve qysh ju asht zbulu tash apostujve edhe pejgamberëve të tij të shenjtë përmes frymës. 6 Ky sekret asht që njerzt pi kombeve tjera, që janë të lidhun me Krishtin Jezus, përmes lajmit të mirë duhet me qenë bashkë me neve trashëgimtarë, pjesë të trupit edhe pjesëmarrës në premtim. 7 Unë u bana shërbëtor i këtij lajmi për shkak të dhuratës së mirësisë së pameritume të Zotit, që m’u dha përmes veprimit të fuqisë së tij.
8 Mu, nji njeriu ma të vogël se ma i vogli i krejt të shenjtëve, m’u dha kjo mirësi e pameritume: me jau shpallë kombeve tjera lajmin e mirë për pasuninë e Krishtit, që s’mundet me u gjurmu deri në fund, 9 edhe që përmes meje secili me pa qysh administrohet sekreti i shenjtë, që për kohë shumë të gjatë ka qenë i mshefun në Zotin, që ka kriju gjithçka. 10 Kjo ndodhi që tash, përmes kongregacionit, qeverive edhe autoriteteve në vendet qiellore me ju ba e njohun mençuria shumë e llojllojshme e Zotit. 11 Kjo asht në pajtim me qëllimin e amshuem që aj e ka vendosë në lidhje me Krishtin, me Jezusin, Zotninë tonë. 12 Përmes tij mundemi me folë kaq hapur edhe kemi qasje të lirë me plot siguri përmes besimit tonë në të. 13 Prandaj po ju lutem mos me u dorëzu për shkak të vështirësive që po i duroj për ju, sepse ato domethanë lavdi për ju.
14 Për këtë arsye i uli gjunjtë para Atit, 15 pi të cilit çdo familje në qiell edhe në tokë e merr emnin. 16 Po lutem që përmes lavdisë së tij të madhe, aj ta forcojë me fuqi përmes frymës së tij njeriun që jeni përbrenda, 17 edhe që Krishti, përmes besimit tuej, me dashni të banojë në zemrat tueja. Duhet me qenë të rrënjosun edhe me qëndru mbi nji themel të fortë, 18 që bashkë me krejt të shenjtit ta kuptoni plotësisht krejt gjanësinë, gjatësinë, naltësinë edhe thellësinë, 19 edhe ta njihni dashninë e Krishtit, që e tejkalon njohurinë, që të mbusheni me krejt plotësinë që e jep Zoti.
20 Atij që përmes fuqisë së vet që vepron në neve, mundet me bo pa masë ma shumë se krejt qka kërkojmë a qka mundemi me paramendu, 21 atij i qoftë lavdia përmes kongregacionit edhe përmes Krishtit Jezus në krejt brezat, përgjithmonë e jetë. Amin.