Estera 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur Mordekai e ka marrë vesh krejt qka kish ndodhë, i ka shqy teshat e veta, e ka vesh thesin edhe ka qit hi përmi veti. Masanej ka shku në mes të qytetit, tu bërtitë me za të naltë e me pikëllim të madh.

2 Po para portës së mbretit aj u nal, se kurrkush s’ka pas leje me hy nëpër portë i veshun me thes.

3 Në çdo krahinë ku u mor vesh urdhni i mbretit, judenjtë i ka kapë nji pikëllim i madh. Ata kanë agjëru, kanë kajtë e kanë vajtu, edhe shumë prej tyne jonë shtri mbi thes e hi.

4 Kur shërbtoret e Esterës edhe eunukët e saj kanë ardhë e ia kanë kallxu krejt këtë punë, mbretëresha u trondit shumë. Ajo i ka çu Mordekait tesha me i vesh në vend të thesit, po aj nuk i ka pranu.

5 Atëherë Estera e ka çu te Mordekai eunukun Hathak, që mbreti ia kish caktu me i shërby asaj, për me marrë vesh qka domethanë krejt kjo edhe qka kish ndodhë.

6 Hathaku ka shku te Mordekai, në sheshin e qytetit që u konë para portës së mbretit.

7 Mordekai ia ka kallxu hollësisht krejt qka i kish ndodhë. Ia ka tregu edhe shumën e saktë të pareve që Hamani ia kish premtu mbretit për arkën e thesarit, nëse judenjtë zhdukeshin.

8 Ia ka dhanë edhe nji kopje të urdhnit që u lëshu në Susa për me i zhdukë judenjtë. I ka thanë me ia tregu Esterës, me ia shpjegu krejt edhe me i thanë me shku para mbretit, me iu lutë me pas dhimt edhe me folë vetë me të për popullin e saj.

9 Hathaku u kthy te Estera edhe ia ka kallxu krejt qka i kish thanë Mordekai.

10 Atëherë Estera i ka çu fjalë Mordekait përmes Hathakut:

11 “Krejt shërbtorët e mbretit edhe njerëzit që jetojnë në krahinat e mbretit e dinë këtë sen: Kushdo që hyn në oborrin e mrendshëm të mbretit pa e thirrë mbreti, qoftë burrë a grue, për të vlen veç nji ligj: duhet me dekë. Veç nëse mbreti ia zgjat shkopin e artë, aj munet me metë gjallë. E mu mbreti s’më ka thirrë qe 30 ditë.”

12 Kur Mordekai e ka marrë mesazhin e Esterës,

13 aj i ka çu fjalë: “Mos meno se veç pse je në pallatin e mbretit, ti ke me shpëtu gjallë ma lehtë se judenjtë tjerë!

14 Nëse ti tash rrin pa folë, ndihma edhe shpëtimi për judenjtë ka me ardhë pi dikah tjetër, po ti edhe familja e babës tand keni me dekë. E kush e din, nashta bash për nji kohë si kjo je bo mbretëreshë?”

15 Atëherë Estera i ka çu fjalë Mordekait:

16 “Shko, mblidhi krejt judenjtë që jonë në Susa. Agjëroni për mu, mos hani e mos pini kurgjo për tri ditë, as ditën as natën. Edhe unë bashkë me shërbtoret e mia kemi me agjëru. Masanej kom me shku te mbreti, edhe pse kjo asht kundër ligjit. E nëse duhet me dekë, atëherë le të des.”

17 Atëherë Mordekai ka shku edhe i ka bo krejt qka i kish thanë Estera.