Estera 5

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ditën e tretë, Esteri i ka vesh rrobat e mbretneshës edhe ka shku me nejt në oborrin e mbrendshëm të pallatit të mbretit, përballë pallatit mbretnor. Mbreti u konë ulë n'fronin e vet mrena n'pallat, përballë hyrjes.

2 Kur mbreti e ka pa mbretneshën Ester tu nejt n'oborr, e ka pa me sy të mirë edhe ia ka zgjatë skeptrin e artë që e ka majt n'dorë. Atëherë Esteri u afru edhe e ka prek majën e skeptrit.

3 Mbreti e ka vetë: „Qka e ki n'zemër, mbretneshë Ester? Qka po lyp? Qkado që lyp, ka me t'u dhanë, edhe nëse asht gjysma e mbretnisë teme!“

4 Esteri i ka thanë: „Nëse ty t'vjen mirë, o mbret, eja sot bashkë me Hamanin n'gostinë që e kom përgatitë për ty.“

5 Atëherë mbreti i ka urdhnu njerëzit e vet: „Thojini Hamanit me ardh shpejt, qysh po don Esteri.“ Kështu mbreti edhe Hamani kanë shku n'gostinë e Esterit.

6 Kur jonë konë ulë tu pi venë, mbreti i ka thanë Esterit: „Qka po dëshiron? Ka me t'u plotësu! Qkado që lyp, ka me ta dhanë, edhe nëse asht gjysma e mbretnisë teme!“

7 Esteri i ka thanë: „Kërkesa edhe dëshira jem asht kjo:

8 Nëse m'ki pa me sy të mirë, o mbret, edhe nëse me të vërtetë don me ma plotësu dëshirën edhe kërkesën, atëherë eja nesër bashkë me Hamanin edhe n'nji gosti tjetër që kom me e përgatitë për ju. Nesër kom me iu përgjigjë pyetjes së mbretit.“

9 Atë ditë, Hamani ka dalë i gëzum edhe me disponim shumë t'mirë. Po kur e ka pa Mordekain te porta e mbretit edhe e ka vërejt që aj s'u çu n'kamë e as s'u dridhë para tij, Hamani u mbush me inat ndaj Mordekait.

10 Ama Hamani e ka majt veten edhe ka shku n'shpi. Masanej ka kërku me ia thirrë shokët e vet edhe grun e vet, Sereshin.

11 Hamani ka nisë mu lavdëru me pasuninë e tij shumë t'madhe, me djemtë e shumtë që i ka pasë, edhe me faktin që mbreti e ka ngritë n'detyrë edhe e ka qitë mbi krejt princat edhe shërbëtorët e mbretit.

12 „Edhe diçka“, ka vazhdu Hamani. „A e dini kon e ka ftu mbretnesha Ester n'gosti bashkë me mbretin? Veç mu! Edhe nesër jom prap i ftum te ajo bashkë me mbretin.

13 Po krejt këto s'po m'bojnë me u ndi i knaqun, përderisa po e shoh hebreun Mordekai ulë te porta e mbretit.“

14 Atëherë gruaja e tij, Sereshi, edhe krejt shokët e tij i kanë thanë: „Bane me u ngritë nji trung 50 bërryla i naltë, edhe nesër herët n'mëngjes thuj mbretit që Mordekai me u varë aty. Masanej munesh me shku e me u knaq n'gosti bashkë me mbretin.“ Kjo ide i ka pëlqy Hamanit, edhe aj e ka bo me u ngritë trungu.