Estera 8
1 Po qat ditë, mbretnesha Ester e ka marrë pi mbretit Ahasver shpinë e Hamanit, armikut të hebrenjve. Edhe Mordekai ka fitu leje me dalë para mbretit, se Ester ia kish kallxu mbretit qysh e kish Mordekain të afërm.
2 Mbreti e ka hjekë unazën e vet me vulë, që ia kish marrë Hamanit, edhe ia ka dhanë Mordekait. Ester e ka caktu Mordekain me u kujdesë për shpinë e Hamanit.
3 Masanej Ester ka fol prapë me mbretin. Ka ra te kambët e tij edhe, tu kajt, i ka lutë shumë me e ndalë atë fatkeqsi edhe me ia prishë planin e keq Hamanit, agagitit, kundër hebrenjve.
4 Atëher mbreti ia ka shtri Esterit shkopin e vet të artë. Ajo u çu edhe doli para tij.
5 Ajo i ka thanë: “Nëse të doket mirë, o mbret, edhe nëse e kom pëlqimin tand, nëse ty të doket e drejtë edhe je i knaqun me mu, atëher le të nxirret nji urdhën me shkrim për me e hjekë urdhnin që e ka shkru aj Hamani, agagiti, djali i Hammedathës, me dredhi, për me i zhdukë hebrenjtë në krejt krahinat e mbretit.
6 Se unë s'muj me e duru me pa qysh popullit tem po i vjen kjo fatkeqsi, edhe qysh po shfarosen të afërmit e mi!”
7 Atëher mbreti Ahasver i ka thanë mbretneshës Ester edhe Mordekait, hebreut: “Unë ia kom dhanë Esterit shpinë e Hamanit, edhe Hamanin e kom lanë me e varë në shtyllë, se aj kish bo plan me i sulmu hebrenjtë.
8 Tash ju shkrujeni në emnin tem qka t'ju doket e drejtë për të mirën e hebrenjve, edhe vulosne letrën me unazën teme. Se nji urdhën që shkruhet në emën të mbretit edhe vuloset me unazën e tij, s'munet me u hjekë.”
9 Atëher, ditën e 23-të të mujit të tretë, domethanë në mujin Sivan, i kanë thirrë shkruesit e mbretit. Ata e kanë shkru krejt qka Mordekai u ka urdhnu hebrenjve, satrapëve, qeveritarëve edhe prijësve të krahinave pi India deri në Etiopi. Urdhni u dërgu në krejt 127 krahinat, për secilën krahinë me shkrimin e vet edhe për secilin popull në gjuhën e vet. Edhe hebrenjtë e kanë marrë urdhnin me shkrimin edhe gjuhën e vet.
10 Mordekai e ka shkru urdhnin në emën të mbretit Ahasver, e ka vulosë me unazën e mbretit edhe i ka çu letrat me lajmëtarë, që kalërojshin mbi kuaj të shpejtë të postës, pi stallave të mbretit.
11 Me kto letra, mbreti ua ka leju hebrenjve në krejt qytetet me u bashku, me luftu për jetën e vet edhe me i vra, me i zhdukë e me i shfarosë trupat e çdo populli a krahine që i sulmojnë, bashkë me gratë e thfëmijët e tyne, edhe me ua marrë pasuninë.
12 Kjo u dasht me ndodhë në krejt krahinat e mbretit Ahasver, krejt në të njajtën ditë, ditën e 13-të të mujit të dymbëdhjetë, domethanë në mujin Adar.
13 Krejt qka shkrujke në atë dokument duhej me vlejtë si ligj në çdo krahinë edhe me ju bo e ditun krejt popujve, që hebrenjtë me konë gati atë ditë me u hakmarrë ndaj armiqve të vet.
14 Lajmëtarët me kuajt e postës së mbretit janë nisë me galop, me shumë ngut, qysh ka urdhnu mbreti. Ligji u shpall edhe në kalanë e Susës.
15 Mordekai ka dalë pi mbreti i veshun me tesha madhështore, ngjyrë kaltër edhe bardhë, me nji kurorë të bukur ari edhe me nji mantel të shtrenjtë pi leshi ngjyrë të kuqe-vjollcë. Në krejt qytetin e Susës u nijnë britma gëzimi.
16 Hebrenjtë janë ndi të lehtsum, janë gëzu e kanë brohoritë, edhe njerzit i kanë trajtu me respekt.
17 Në krejt krahinat edhe qytetet ku u bo i ditun urdhni i mbretit edhe ligji i tij, hebrenjtë janë gëzu, kanë brohoritë, kanë festu edhe kanë shtru gostia. Edhe shumë njerz pi popujve tjerë e kanë pranu fenë e hebrenjve, se ju kanë tutë hebrenjve.