Ezekiel 15

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Prapë më erdh nji mesazh pi Jehovait. Thojke kështu:

2 „O bir i njeriut, qka ka ma ndryshe druni i hardhisë pi drunit të çdo peme tjetër, a pi degëve të pemëve t'pyllit?

3 A munesh me bo naj shkop pi atij druni për me kry naj punë? A munesh me bo nji kunj pi tij për me varë diçka n' të?

4 Atë dru e gjujnë n'zjarr për me e djegë. Zjarri ia djeg të dy skajet, e mesin ia bon shkrumb. A vlen tash për naj punë?

5 Edhe kur u konë i plotë, s'ka vlejt për kurgjo. E sa ma pak vlen tash që zjarri e ka djegë edhe e ka bo shkrumb!“

6 „Për qata, kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Ashtu qysh e kom dhanë drunin e hardhisë mes drujve t'pyllit për me u djegë n'zjarr, qashtu kom me vepru edhe me banorët e Jerusalemit.

7 Unë e kom kthy ftyrën teme kundër tyne. Ata i kanë shpëtu zjarrit, po zjarri ka me i përpi. Edhe ju keni me e kuptu që unë jom Jehova, kur kom me e kthy ftyrën teme kundër tyne.‘“

8 „‚Edhe vendin kom me e bo shkretinë, se ata kanë vepru pa besë‘, thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve.“