Ezekiel 9

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Pastaj aj ka thirrë me za t'naltë, sa e kom ni mirë me veshët e mi: «Thirrni ata që kanë me e pru dënimin mbi qytet, secili me armën e vet për me shkatërru n'dorë!»

2 Unë i kom pa gjashtë burra tu ardhë pi porta e epërme n'veri, secili me armën e vet për me thy e me shkatërru n'dorë. Mes tyne u konë nji burrë i veshun me tesha lini, me enën e bojës t'nji shkruesi n'ijë. Ata kanë hy mrena edhe janë nalë afër altarit t'bakrit.

3 Pastaj lavdia e Zotit t'Izraelit u ngrit pi vendi ku u konë mbi kerubinin, edhe ka shku te pragu i hyrjes së shpisë. Zoti i ka thirrë me za t'naltë burrit që u konë i veshun me tesha lini, e që e ka pasë enën e bojës t'nji shkruesi n'ijë.

4 Jehovai i tha: «Shko n'për qytet, n'për Jerusalem, edhe vnoju nji shenjë n'ballë njerëzve që psherëtijnë e rënkojnë për krejt gjanat e neveritshme që po bahen n'qytet.»

5 Edhe tjerëve ju ka dhanë urdhën, e unë e kom ni: «Shkoni mas tij n'për qytet edhe goditni. Mos ju dhimtë kërkush edhe mos kini pikë mëshire.

6 Qoftë plak a i ri, vajzë e virgjër, fmi i vogël a grue, shkatërrojini krejt. Po mos iu afroni kërkujt që e ka atë shenjë. Nisjani pi vendi jem i shenjtë.» Kështu ata ia kanë nisë me pleqtë që u konë para shpisë.

7 Pastaj ju tha: «Ndytne shpinë edhe mbushni oborret me të vramë. Shkoni!» Atëherë ata kanë dalë jashtë edhe kanë nisë me i vra banorët e qytetit.

8 Ata kanë vazhdu me goditë, e unë kom mbetë vetë. Atëherë kom ra me ftyrë për toke edhe kom bërtitë: «Ah, o Zot Sovran Jehova! A ki me i shkatërru krejt ata që kanë mbetë pi Izraelit, tash që po e derdh zemërimin tan mbi Jerusalemin?»

9 Aj m'tha: «Faji i popullit t'Izraelit edhe i Judës asht shumë, shumë i madh. Vendi asht plot me gjakderdhje, edhe qyteti asht plot me t'kqija. Se ata po thojnë: ‘Jehovai e ka lanë vendin, Jehovai s'po sheh kurgjo.’

10 Po unë s'kam me pasë dhimt për ta edhe s'kam me tregu mëshirë. Pasojat e veprimeve t'tyne kam me ua kthy vetë atyne.»

11 Pastaj e kom pa burrin e veshun me tesha lini, që e ka pasë enën e bojës n'ijë, tu u kthy edhe tu thanë: «E kom kry urdhnin tan pikë për pikë.»