Filipianëve 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Prandaj, vllaznit e mi të dashtun, që malli po m’merr për ju, gëzimi jem edhe kurora jem, qëndroni kështu fort në Zotninë, qysh e përmenda, të dashtunit e mi.

2 Po i lutna fort Euodisë edhe Sintikës që me pasë të njejtin mendim në Zotninë. 3 Po, edhe ty po të lutna, bashkëpunëtor besnik, vazhdo me ju ndihmu qityne grave. Ato kanë luftu krah për krah me mu për lajmin e mirë, bashkë me Klementin edhe me bashkëpunëtorët e mi tjerë, emnat e të cilëve janë në librin e jetës.

4 Gëzohuni gjithmonë në Zotninë. Po ju thom edhe nji herë: Gëzohuni! 5 Arsyeshmënia juej le të njihet pi krejt njerzve. Zotnia asht ngat. 6 Mos u boni marak për kurgjo, po në çdo sen, me lutje e përgjërim bashkë me falënderim, kallxojani Zotit kërkesat tueja. 7 Atëherë paqja e Zotit, që e tejkalon çdo mendje, ka me jau rujtë zemrën edhe mendjen përmes Krishtit Jezus.

8 Në fund, vllazën, vazhdoni me menu për krejt ato që janë të vërteta, që janë me randësi serioze, që janë të drejta, të pastra, të dashtuna, që flitet mirë për to, edhe për çdo sen që asht me vlerë morale e që meriton lavdërim. 9 Qitni në praktikë ato që i keni mësu e i keni pranu, që i keni ni e i keni pa te unë, edhe Zoti i paqes ka me qenë me ju.

10 Jom gëzu shumë në Zotninë, që kujdesi juej për mu tash ma në fund ka lulëzu prapë. Ju përnime kishit merak për mu, po s’kishit rast me e kallxu. 11 Nuk po e thom këtë se po m’mungon diçka, se kam mësu me ja dalë, pa marrë parasysh rrethanat. 12 E di qka domethanë me pasë pak, edhe qka domethanë me pasë boll. Në çdo sen edhe në çdo rrethanë e kam mësu sekretin, edhe me qenë i ngimë edhe me qenë i untë, edhe me pasë boll edhe me pasë mungesë. 13 Për krejt senet jom i fortë përmes Atij që m’jep fuqi.

14 Megjithatë, mirë keni bo që m’keni ndihmu në vështirësitë e mia. 15 Po, ju Filipianët e dini: masi e njoftët lajmin e mirë edhe kur unë u nisa pi Maqedonisë, asnji kongregacion nuk mori pjesë me mu në dhanë e në marrë, përveç juve vetë. 16 Kur isha në Selanik, ju m’keni dërgu jo veç nji herë, po dy herë diçka për nevojat e mia. 17 Jo se po du me marrë diçka pi juve, po po du frytin që jau shton të mirat në llogarinë tuej. 18 I kam krejt qka m’duhen, bile edhe ma shumë. Jom i furnizum mirë tash që kam marrë përmes Epafroditit atë që e keni dërgu ju, nji aromë të këndshme, nji kurban të pranueshëm, që e gëzon shumë Zotin. 19 E Zoti jem, simas pasunisë së vet në lavdi përmes Krishtit Jezus, ka me jau plotësu krejt nevojat tueja krejtësisht. 20 Zotit edhe Atit tonë i takon lavdia përgjithmonë e jetë e mot. Amin.

21 Përshëndetne pi meje secilin të shenjtë që asht i lidhun me Krishtin Jezus. Vllaznit që janë me mu ju përshëndesin. 22 Krejt të shenjtët, sidomos ata pi shpisë së Cezarit, ju çojnë përshëndetje.

23 Mirësia e pameritume e Zotnisë Jezu Krisht qoftë me frymën që tregoni ju.