Fjalët të urta 10
1 Fjalët e urta të Solomonit. Nji djalë i mençëm
ia gëzon zemrën babës së vet, po nji djalë
që s'ka mend ia sjell mërzinë nanës së vet.
2 Thesaret që fitohen me punë t'këqija s'vlejnë
kurgjo, po drejtësia të shpëton pi dekës.
3 Jehova s'ka me e lanë njeriun e drejtë me u untu,
po të keqit s'ka me ia dhanë atë që e dëshiron.
4 Duert përtace të bojnë fukara, po
duert punëtore të bojnë t'pasun.
5 Djali që vepron me mend e mbledh bereqetin gjatë verës, po
djali që e turpnon veten flen thellë n'kohën e korrjeve.
6 Mbi kryet e njeriut t'drejtë rrinë bekimet, po
goja e njeriut t'keq e fsheh dhunën.
7 Kur e kujtojnë njeriun e drejtë, kjo sjell bekim,
po emni i njerëzve t'këqij ka me u kalbë.
8 Kush ka zemër t'mençme, i pranon udhëzimet, po aj
që fol pa mend ka me u shkelë.
9 Kush ecë me ndershmëri, ka me jetu i sigurt, po
kush i merr rrugët e shtrembta, ka me u zanë.
10 Kush shkel syrin me dinakëri, shkakton mërzi, edhe aj
që fol pa mend ka me u shkelë.
11 Goja e njeriut t'drejtë asht burim jete, po
goja e njeriut t'keq e fsheh dhunën.
12 Urrejtja i nis grindjet, po
dashnia i mbulon krejt fajet.
13 Në buzët e atij që din me gjyku mirë gjendet mençuria,
po shpina e atij që s'ka mend e meriton shkopin.
14 Njerëzit e mençëm e ruajnë dijen, po goja
e atij që s'ka mend sjell shkatërrim.
15 Për njeriun e pasun, pasunia e tij asht si nji qytet me mure t'forta.
Për fukaranë, fukarallëku i tij asht shkatërrim.
16 Puna e njeriut t'drejtë çon te jeta, po
fitimi i njeriut t'keq çon te gjynahu.
17 Kush e merr për zemër edukatën, asht nji rrugë që çon te
jeta, po kush s'ia vë veshin qortimit, i çon tjerët n'rrugë t'gabume.
18 Kush e fsheh urrejtjen e vet, fol rrena, edhe
kush përhap fjalë t'këqija për tjerët, asht budallë.
19 Kur fol shumë, s'munesh me ju ikë gabimeve, po
kush e kontrollon gojën e vet, vepron me mend.
20 Gjuha e njeriut t'drejtë asht si argjendi ma i
pastër, po zemra e njeriut t'keq vlen shumë pak.
21 Fjalët e njeriut t'drejtë i ushqejnë shumë njerëz, po
ata që s'kanë mend vdesin, se ju mungon kuptimi.
22 Bekimi i Jehovait asht aj që të bon t'pasun,
edhe aj s'i shton kurrfarë dhimte atij bekimi.
23 Për budallën, me u sjellë pa pikë marre asht si lojë, po për
atë që din me gjyku mirë, mençuria asht ajo që ka rëndësi.
24 Ajo që e tut njeriun e keq ka me i ardhë përmbi,
po ajo që e dëshiron njeriu i drejtë ka me ju plotësu.
25 Kur t'kalon stuhia, njeriu i keq s'ka me qenë ma, po
njeriu i drejtë asht si nji themel që mbetet përgjithmonë.
26 Qysh asht uthulla për dhambë edhe tymi për sy, qashtu asht
përtaci për atë që e çon me kry nji punë.
27 Respekti i madh për Jehovain ta zgjat jetën, po
vitet e njerëzve t'këqij kanë me u shkurtu.
28 Ajo që e presin njerëzit e drejtë ju sjell gëzim,
po shpresa e njerëzve t'këqij ka me ju shku huq.
29 Rruga e Jehovait asht si nji kala e fortë për atë që
s'bon kurrfarë faji, po për ata që bojnë t'këqija, ajo sjell shkatërrim.
30 Njeriu i drejtë kurrë s'ka me u rrëzu, po
njerëzit e këqij s'kanë me jetu ma n' tokë.
31 Goja e njeriut t'drejtë nxjerr mençuri, po gjuha
që fol rrena ka me u pre.
32 Buzët e njeriut t'drejtë e dinë qka asht e
mirë, po goja e njeriut t'keq fol rrena.