Fjalët të urta 12
1 Kush e don edukimin, e don edhe dituninë,
po kush e urren qortimin, s'ka mend.
2 Njeriu i mirë e fiton pëlqimin e Jehovës, po
atë që bon plane t'këqija, aj e dënon.
3 E keqja s'i jep kërkujt mbështetje t'sigurt, po i
drejti kurrë s'ka me u shkul pi rrënjëve.
4 Nji grue e zoja asht si kurorë për burrin e vet, po
gruja që sillet me marre asht si kalbje n'eshtnat e tij.
5 Mendimet e t'drejtëve jonë t'drejta, po
këshillat e t'këqijve t'qojnë n'rrugë t'gabume.
6 Fjalët e t'këqijve jonë si nji pritë për
me vra, po goja e t'ndershmëve shpëton.
7 Kur rrëzohen t'këqijtë, ata s'jonë ma, po
shpija e t'drejtëve ka me mbet n'kambë.
8 Njeriu lavdërohet për fjalët e mençme që i thotë,
po aj që e ka zemrën e shtrembët, përbuzet.
9 Ma mirë me mos pas shumë emën, po me pas nji shërbëtor,
sesa me e lavdëru veten e mos me pas qka me hangër.
10 I drejti kujdeset për kafshët që i mban n'shpi, po
i keqi asht i egër edhe kur i vjen gjynah.
11 Kush e punon tokën e vet, ka me pas boll
me hangër, po kush vrapon mas seneve t'kota, s'ka mend.
12 I keqi ua ka lakmi seneve që i kanë zanë
njerëzit e tjerë t'këqij, po rrënja e t'drejtit jep fryt.
13 I keqi zihet n'kurth pi fjalëve t'veta
mëkatare, po i drejti shpëton pi telasheve.
14 Pi frytit të gojës së vet, njeriu ka me u ngi
me t'mira, edhe puna e duerve t'veta ka me e shpërbly.
15 Njeriu pa mend e sheh rrugën e vet
si t'drejtë, po i mençmi e ngon këshillën.
16 Njeriu pa mend e qet inatin menjëherë, po i
zgjuhti e kalon ofendimin pa e bo t'madhe.
17 Nji dëshmitar i besueshëm e thotë t'vërtetën, po
nji dëshmitar i rrejshëm flet me hile.
18 Fjalët që thuhen pa mendu jonë si therje
me shpatë, po gjuha e t'mençmëve shëron.
19 Buzët që flasin drejt mbesin përgjithmonë, po
gjuha që rren zgjat veç nji çast.
20 Zemra e atyne që bojnë plane për me shkaktu t'keqija asht
plot mashtrime, po ata që mundohen me pru paqe kanë gëzim.
21 T'drejtit s'ka me i ndodh kurrfarë dëmi, po
jeta e t'këqijve ka me konë plot fatkeqësi.
22 Jehovës i neveriten buzët që rrejnë, po
ata që veprojnë me besnikëri e gëzojnë.
23 Nji njeri i zgjuhtë nuk e tregon krejt qka din, po zemra
e atij që s'ka mend e qet n'shesh marrëzinë e vet.
24 Dora e atyne që punojnë shumë ka me sundu, po duert
e përtacëve kanë me u detyru me bo punë me zor.
25 Brengat ia randojnë zemrën njeriut, po nji
fjalë e mirë ia gëzon zemrën.
26 I drejti i gjen kullotat për veti, po
t'këqijtë jonë n'nji rrugë që i çon n'humbje.
27 Përtacët s'e ndjekin gjahun, po puna me zell
asht nji thesar i çmueshëm për njeriun.
28 Rruga e drejtësisë t'çon te jeta.
N'atë rrugë s'ka vdekje.