Fjalët të urta 19

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ma mirë me konë i vorfën e me ecë n'rrugën
e ndershmërisë, sesa me konë budallë e me rrejt.

2 S'asht mirë kur njeriu s'ka dituni, e
kush vepron me ngut, bon mëkat.

3 Budallakia e njeriut e çon n'rrugë t'gabume,
e n'zemër i lind inati kundër Jehovës.

4 Pasunia ta shton numrin e shokëve, po
t'vorfnin e len edhe shoku i vet.

5 Nji dëshmitar i rrejshëm s'ka me mbet pa u dënu,
e aj që rren me çdo frymë, s'ka me shpëtu.

6 Shumë veta mundohen me ia fitu pëlqimin nji njeriu
t'rëndësishëm, e kush jep dhurata, i ka krejt shokë.

7 T'vorfnin e urrejnë krejt vllaznitë e vet, e shokët
edhe ma shumë i rrinë larg. Aj shkon
mas tyne tu iu lutë, po kërkush s'i përgjigjet.

8 Kush fiton mend, e don veten.
Kush e çmon aftësinë me i dallu senet, ka me ia dalë mbarë.

9 Nji dëshmitar i rrejshëm s'ka me mbet pa u dënu,
e aj që rren me çdo frymë, ka me vdekë.

10 S'i ka hije nji budalle me jetu n'luks, e
aq ma pak nji shërbëtor me sundu mbi princat.

11 Njeriu që ka mend s'nxehet shpejt, e asht nder për
të me e kalu nji gabim pa e bo t'madhe.

12 Inati i mbretit asht si hungërima e luanit, po
pëlqimi i tij asht si vesa mbi bimë.

13 Nji djalë budallë i sjell fatkeqësi babës së vet, e nji
grue që veç grindet asht si pullazi që pikon pa nalë.

14 Shpia edhe pasunia trashëgohen pi baballarëve, po
nji grue me mend vjen pi Jehovës.

15 Përtacia e shtin njeriun n'gjumë t'randë, e
njeriu dembel ka me hjekë uri.

16 Kush i mban urdhnat, e ruen jetën e vet.
Kush s'e kqyr rrugën e vet, ka me vdekë.

17 Kush sillet mirë me t'dobtët, asht si me i dhanë hua Jehovës,
e Zoti ka me ia shpërbly atë që e ka bo.

18 Edukoje djalin tand sa ka hala shpresë, e mos
e merr mbi veti fajin për vdekjen e tij.

19 Kush nxehet shpejt, ka me e pagu dënimin për këtë.
Nëse mundohesh me ia kursy atë dënim, ka me t'u dashtë me e bo prapë e prapë.

20 Ngoje këshillën edhe prano edukimin, që ma
vonë me u bo i mençëm.

21 Njeriu ka shumë plane n'zemër, po
këshilla e Jehovës ka me qëndru.

22 Ajo që e bon njeriun t'dëshirueshëm asht dashnia e tij besnike.
E ma mirë me konë i vorfën sesa rrenacak.

23 Respekti i thellë për Jehovën t'çon te jeta.
Kush e ka këtë respekt, ka me flejt rahat, e s'ka me i ndodh kurgjo e keqe.

24 Përtaci e fut dorën n'sahanin e gostisë, po
masanej as deri te goja s'e çon ma.

25 Bjeri atij që tallet, që njeriu pa përvojë me marrë mend, e
qortoje atë që ka kuptim, që me fitu ma shumë dituni.

26 Kush e trajton keq babën e vet edhe e përzë nanën
e vet, asht nji djalë që sjell marre e turp.

27 Biri jem, nëse s'e ngon ma
edukimin, largohesh pi fjalëve t'ditunisë.

28 Nji dëshmitar pa vlerë tallet me drejtësinë,
e goja e t'këqijve i përpin t'këqijat.

29 Tallësit i presin dënimet, e shpinën
e budallenjve e presin t'rrahunat.