Fjalët të urta 20

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Vera asht tallëse, e alkooli s'e mban veten.
Kush e hup rrugën për shkak t'tyne, s'asht i mençëm.

2 Frika që e përhap mbreti asht si ulërima e luanit;
kush e nevrikos, e rrezikon jetën e vet.

3 Asht nder për njeriun me mos u
përzi n'grindje, po çdo budallë përzihet n'grindje.

4 Përtaci s'e lëron tokën dimnit.
Prandaj, kur vjen koha e korrjes, lyp se s'ka kurgjo.

5 Mendimet n'zemrën e njeriut janë si ujë i thellë, po
kush din me i dallu mirë senet, i nxjerr ato.

6 Shumë njerëz lavdërohen me dashninë e vet besnike,
po kush munet me gjetë nji burrë besnik?

7 Njeriu i drejtë ecë n'rrugën e ndershmënisë.
Lum fëmijtë e tij që vijnë mas tij.

8 Kur mbreti ulet n'fron për me gjyku, aj
e sit me sytë e vet krejt t'keqen.

9 Kush munet me thanë:
„E kom pastru zemrën teme, jom i pastër pi mëkatit tem“?

10 Gurët e peshës me hile edhe masat e
rrejshme – të dyja janë t'neveritshme për Jehovain.

11 Edhe nji fëmijë njihet pi veprat e veta – a
asht sjellja e tij e pastër edhe e drejtë.

12 Veshi që ngjon edhe syni që sheh
– Jehovai i ka bo të dy.

13 Mos e duj gjumin, se ke me mbetë i vorfën.
Çeli sytë edhe ke me u ngi me bukë.

14 „S'vlen kurgjo, s'vlen kurgjo!“, thotë blerësi.
Masanej shkon edhe lavdërohet.

15 Ka ar edhe shumë korale, po buzët
që flasin me dije janë shumë t'çmueshme.

16 Merrja teshën atij që asht bo garant për nji t'huej.
Merre pengun e tij nëse asht bo garant për nji grue t'huej.

17 Buka e fitume me mashtrim i doket e shijshme
njeriut, po masanej goja i mbushet me zhavorr.

18 Planet dalin mirë kur merr këshilla, e
luftën tane bone me udhëzim t'mençëm.

19 Shpifësi sillet gjithkah e i kallxon senet që i kanë besu fshehtas.
Mos u shoqëro me atë që ka qef me folë shumë.

20 Kush e mallkon babën edhe nanën e vet, kandili
i tij ka me iu fikë kur t'vjen errësina.

21 Nji trashëgimi që fitohet n'fillim me
lakmi, n'fund s'ka me sjellë bekim.

22 Mos thuj:
„Kam me ia kthy t'keqen!“ Shpreso te Jehovai, e aj ka me t'shpëtu.

23 Gurët e peshës me hile janë t'neveritshëm për
Jehovain, e nji peshore mashtruese s'asht e mirë.

24 Hapat e njeriut i drejton Jehovai.
Qysh munet njeriu me e kuptu rrugën e vet?

25 Asht kurth kur njeriu thotë me ngut:
„E shenjtë!“, e veç masanej mendon për atë që e ka premtu.

26 Nji mbret i mençëm i sit t'këqijtë, edhe
e kalon mbi ta rrotën e shirjes.

27 Fryma e njeriut asht kandili i Jehovait, që
e kontrollon edhe brendësinë ma t'thellë t'njeriut.

28 Dashnia besnike edhe besniknia e rujnë mbretin.
Me dashni besnike aj e mban fronin e vet t'fortë.

29 Lavdia e t'rinjve asht fuqia e tyne, e
bukuria e t'moshuarve janë flokt e thinjta.

30 T'ramet që lanë plagë e largojnë t'keqen, e
goditjet e pastrojnë brendësinë ma t'thellë t'njeriut.