Fjalët të urta 22
1 Nji emën i mirë vlen ma shumë se pasunia e madhe.
Me konë i respektum asht ma mirë se me pas argjend e ar.
2 I pasuni edhe i vorfni kanë nji sen t'përbashkët:
Jehova i ka kriju t'dytë.
3 I mençmi e sheh rrezikun edhe i largohet, po
ata pa përvojë vazhdojnë përpara edhe i hjekin pasojat.
4 Përulësia edhe respekti i thellë për
Jehovën sjellin pasuni, lavdi edhe jetë.
5 N'rrugën e mashtruesit ka therra edhe kurtha, po kush
e don jetën e vet, rrin larg tyne.
6 Mësoja fmisë rrugën kah duhet me ecë.
Edhe kur t'plaket, s'ka me u largu pi asaj rruge.
7 I pasuni sundon mbi t'vorfnin, e aj që merr
hua asht rob i atij që ia jep huan.
8 Kush mbjell padrejtësi, ka me korrë fatkeqësi, e
shkopi i inatit t'tij ka me u thy.
9 Kush asht dorëdhënës, ka me u beku, se
ushqimin e vet e ndan me t'vorfnin.
10 Përzëje atë që tallet, edhe
grindja ka me pushu. Zënkat edhe
ofendimet kanë me marrë fund.
11 Kush e don zemrën e pastër edhe flet
fjalë t'këndshme, ka me e pas mbretin shok.
12 Sytë e Jehovës e ruajnë dituninë, po fjalët
e atij që s'asht besnik, aj i rrëzon.
13 Përtaci thotë: «Jashtë asht nji luan!
Kam me u vra n'mes t'sheshit!»
14 Goja e grave t'prishuna asht si nji gropë e thellë.
Aj që Jehova e ka dënu, ka me ra n'atë gropë.
15 Budallakitë jonë n'zemrën e fmisë, po
edukimi i vendosun ia largon ato.
16 Kush e mashtron t'vorfnin për me
u pasunu, edhe kush i jep
dhurata t'pasunit, ka me përfundu n'vorfni.
17 Ktheje veshin edhe ngoj fjalët e t'mençmëve,
edhe kushtoja krejt zemrën ditunisë teme.
18 Se asht mirë me i rujt ato thellë mrena
vetes, që me i pas krejt gjithmonë n'buzë.
19 Që me ia vu besimin
Jehovës, sot po t'jap dituni.
20 A s'të kam shkru tashma edhe a
s'të kam dhanë këshilla e dituni,
21 për me t'i mësu fjalët e vërteta edhe t'besueshme, që me mujt
me u kthy me nji raport t'saktë te aj që t'ka çu?
22 Mos ia merr t'vorfnit senet veç pse asht i vorfën,
edhe mos ia shkel t'drejtat t'dobtit te porta e qytetit,
23 se vetë Jehova ka me ua mbrojt t'drejtat, edhe
atyne që i mashtrojnë, ka me ua marrë jetën.
24 Mos u shoqno me nji njeri që nxehet shpejt, edhe
mos u përziej me atë që shpërthen shpesh pi inatit,
25 që mos me i marrë edhe ti rrugët e
tij e me i vu vetes nji kurth.
26 Mos u bo me ata që japin fjalën me
shtrëngim dore, e që hyjnë garant për hua.
27 Nëse s'ke me qka me pagu, kanë
me ta marrë edhe shtratin pi përfundi.
28 Mos e lëviz shenjën e vjetër t'kufinit,
që e kanë vendos t'parët e tu.
29 A e ke pa nji njeri që asht
i zoti n'punën e vet? Aj ka me
qëndru para mbretërve, e jo para njerëzve t'zakonshëm.