Fjalët të urta 24

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Mos ua ki lakmi njerëzve t'këqij e mos
dëshiro me nejt në shoqni të tyne.

2 Se zemra e tyne veç për dhunë mendon
e buzët e tyne flasin për telashe.

3 Me mençuri ndërtohet shpija e me
gjykim t'mirë bahet e sigurt.

4 Me dije, dhomat e saj mbushen
me gjithfarë thesaresh t'çmueshme e t'bukura.

5 Njeriu i mençëm asht i fortë e njeriu
që ka dije e shton fuqinë e vet.

6 Me këshilla t'mençme ki me e udhëheq luftën
tane e me shumë këshilltarë arrihet fitorja.

7 Mençuria e vërtetë asht diçka që budalla s'mundet me e arrit.
Te dera e qytetit aj s'ka qka me thanë.

8 Kush ban plane t'këqija, ka me
u qujt mjeshtër i dredhive.

9 Planet e marra jonë mëkat e njeriun
që tallet me tjerët, njerëzit e urrejnë.

10 Nëse e hup guximin kur vijnë kohë
t'vështira, pak fuqi ki me pasë.

11 Shpëtoji ata që po i çojnë n'vdekje e ndali
ata që po lëkunden rrugës për me u therë.

12 Ndoshta thua: «Na s'kemi ditë kurgjo për këtë punë.» A s'ka
me e vërejt aj që i kontrollon zemrat? Po, aj që
të kqyr ty, ka me e ditë e secilit njeri ka
me ia dhanë atë që e meriton për qka ka ba.

13 Haje mjaltin, biri jem, se asht i mirë.
Mjalti pi hojeve asht i ambël për gojë.

14 Dije edhe që mençuria asht e mirë për
ty. Nëse e gjen, ki me pasë ni të
ardhme e shpresa jote s'ka me u shkatërru.

15 Mos rri n'pritë me qëllim t'keq te shpija e njeriut t'drejtë.
Mos ia shkatërro vendin ku pushon.

16 Se njeriu i drejtë, edhe nëse bjen shtatë herë, apet
çohet, po t'këqijtë kanë me u rrëzu krejt pi fatkeqësisë.

17 Kur t'bjen armiku, mos u gëzo, e
kur rrëzohet, mos t'gëzohet zemra jote.

18 Se Jehovai ka me e pa këtë e s'ka me i
pëlqy e ka me e largu zemërimin e vet pi atij.

19 Mos u nxeh për njerëzit e këqij.
Mos ua ki lakmi njerëzve t'ligj.

20 Se njerëzit e këqij s'kanë të ardhme,
llamba e t'ligjve ka me u fikë.

21 Biri jem, ki frikë e respekt për Jehovain e për mbretin
e mos u përzi me ata që çohen kundër tyne,

22 se fatkeqësia ka me ju ardh papritmas.
Kush e din qysh kanë me i shkatërru ata të dy?

23 Edhe këto jonë fjalë pi njerëzve t'mençëm:
S'asht mirë me mbajt anë kur gjykon.

24 Kush i thotë njeriut t'keq:
«Ti je i drejtë», popujt kanë me e mallku e kombet kanë me e akuzu.

25 Po atyne që e qortojnë, ka me ju shku mirë;
kanë me u beku me të mira.

26 Atij që përgjigjet drejt e me sinqeritet, njerëzit kanë me ia puthë buzët.

27 Kryje punën jashtë e bane gati
gjithçka n'arë, masanej ndërtoje shpinë tane.

28 Mos dëshmo pa arsye kundër ni njeriu tjetër.
Mos i përdor buzët e tua me i mashtru tjerët.

29 Mos thuj: «Qka m'ka ba aj mu, kam me ia ba
edhe unë atij. Kam me ia kthy për qka m'ka ba.»

30 Kam kalu kah ara e dembelit, kah
vreshta e njeriut që s'ka mend.

31 E kam pa që vreshta u konë mbulu krejt
me bar t'keq. Toka u konë mbulu me hithra
e muri i saj pi gurë u konë shembë.

32 E kam kqyr këtë edhe e kam marrë për zemër.
E kam pa edhe kam nxjerrë këtë mësim:

33 Pak me flejt, pak me dremitë, pak me
i palu durt e me pushu –

34 e varfnia ka me t'ardh si hajni
e skamja si nji njeri i armatosun.