Fjalët të urta 29
1 Kush edhe mas shumë qortimeve vazhdon me nejtë kryefortë, ka
me u shkatërru papritmas, e s'ka me pasë shërim.
2 Kur ka shumë njerëz t'drejtë, populli gëzohet, po
kur sundon nji i keq, populli psherëtin.
3 Nji burrë që e don mençuninë e gëzon babën e
vet, po kush shoqërohet me prostituta, e harxhon krejt pasuninë.
4 Me drejtësi, mbreti e mban vendin t'fortë, po
njeriu që kërkon ryshfet, e çon vendin n'shkatërrim.
5 Kush i bon lajka tjetrit, ia
shtron nji rrjetë para kambëve.
6 Gabimi i njeriut t'keq i bohet kurth,
po njeriu i drejtë brohorit e gëzohet.
7 Njeriu i drejtë kujdeset për t'drejtat e t'vorfënve,
po t'keqit s'i intereson hiq për këto sene.
8 Njerëzit që lavdërohen e ndezin qytetin si me
zjarr, po njerëzit e mençëm e largojnë zemërimin.
9 Kur nji njeri i mençëm hyn n'grindje me nji budallë, ka
me pasë bërtima e tallje, po s'ka me arritë kurgjo.
10 Njerëzit që kanë etje për gjak e urrejnë çdo njeri
t'pafajshëm, edhe kërkojnë me ia marrë jetën njeriut t'drejtë.
11 Budalla i nxjerr krejt ndjenjat e veta, po njeriu
i mençëm e kontrollon veten edhe rrin i qetë.
12 Nëse nji sundimtar ua vë veshin rrenave, krejt shërbëtorët
e tij kanë me u bo njerëz t'këqij.
13 I vorfni edhe aj që i shtyp tjerët e kanë këtë sen t'përbashkët:
Jehovai ua jep dritën syve t'të dyve.
14 Nëse nji mbret i gjykon t'vorfnit me drejtësi, froni
i tij ka me mbetë gjithmonë i fortë.
15 Shkopi edhe qortimi e mësojnë mençuninë, po nji fëmijë që lejohet
me bo qka t'don, ia sjell turpin nanës së vet.
16 Kur shtohen njerëzit e këqij, shtohen edhe gabimet, po njerëzit
e drejtë kanë me e pa shkatërrimin e tyne.
17 Edukoje djalin tand, e aj ka me t'sjellë qetësi.
Ka me t'dhanë shumë gëzim.
18 Ku s'ka vegim, populli bon qka t'don pa
kontroll, po lum ata që e zbatojnë ligjin.
19 Nji shërbëtor s'mundet me u ndreqë veç me
fjalë, se edhe pse i kupton, nuk bindet.
20 A e ke pa dikon që folë pa mendu?
Për nji budallë ka ma shumë shpresë se për të.
21 Nëse nji shërbëtor përkëdhelet qysh pi rinisë, ma vonë
s'ka me ditë me ia ditë për nder.
22 Kush nevrikoset lehtë, nxit grindje, e
kush zemërohet shpesh, bon shumë gabime.
23 Mendjemadhësia ka me e përulë njeriun, po kush e
ka zemrën e përulët, ka me fitu nder.
24 Kush bashkohet me nji hajn, e urren veten.
Mundet me e ni thirrjen për me dëshmu, po nuk kallxon kurgjo.
25 Me u tutë pi njerëzve asht kurth, po kush
ka besim te Jehovai, ka me u mbrojtë.
26 Shumë njerëz kanë qef me dalë para nji
sundimtari, po drejtësinë njeriu e merr pi Jehovai.
27 Njeriu i padrejtë asht i neveritshëm për njeriun e drejtë, po aj
që ecë drejt e pa hile asht i neveritshëm për t'keqin.