Fjalët të urta 31
1 Fjalët e mbretit Lemuel, porosia e randësishme që nana e vet ia ka dhanë me e mësu:
2 Qka me t'thanë, o biri jem,
qka, o biri që t'kom majt n'bark,
qka, o biri i zotimeve t'mia?
3 Mos ua jep fuqinë tane grave, e
mos shko rrugëve që i shkatërrojnë mbretat.
4 S'u ka hije mbretave, Lemuel, s'u ka
hije mbretave me pi venë, as
sundimtarëve me thanë: «M'duhet diçka me pi!»
5 Mos t'pijnë e ta harrojnë qka asht urdhnu,
e t'ua shtrembërojnë t'drejtën atyne që jonë t'dobtë.
6 Jepuni alkool atyne që jonë tu vdekë,
e venë atyne që jonë t'dëshpërum.
7 Le t'pijnë e ta harrojnë fukarallëkun e vet,
e mos t'i kujtojnë ma hallet e veta.
8 Fol për ata që s'munden me folë për veti,
mbroji t'drejtat e krejt atyne që jonë tu vdekë.
9 Fol për ta e gjyko drejt,
mbroji t'drejtat e t'dobtit e t'fukarasë.
10א (Aleph)
10 Kush munet me gjetë nji grue t'zonjën?
Ajo vlen shumë ma tepër se koralet.
ב (Bet)
11 Burri i saj i beson me krejt zemrën,
e atij s'i mungon kurgjo me vlerë.
ג (Gimel)
12 Ajo ia kthen me t'mirë e jo
me t'keqe, tanë jetën e vet.
ד (Dalet)
13 Ajo siguron lesh e li, e punon
me qef me durt e veta.
ה (He)
14 Ajo asht si anijet e nji tregtari,
e bjen ushqimin e vet pi larg.
ו (Waw)
15 Ajo çohet kur hala asht natë, e kujdeset për ushqimin e krejt atyne që jonë n'shpinë e saj.
Edhe shërbëtoret e saj e marrin pjesën e vet.
ז (Zajin)
16 Ajo e ka zgjedhë nji arë e masanej e ka ble.
Me paret që i ka fitu vet, e mbjell nji vresht.
ח (Chet)
17 Ajo bahet gati për punë
t'randë, e i forcon krahët.
ט (Tet)
18 Ajo e sheh që tregtia e saj po i bjen fitim.
Llamba e saj nuk fiket natën.
י (Jod)
19 Durt e saj e kapin furkën, e
durt e saj e kapin boshtin.
כ (Kaf)
20 Ajo ia shtrin dorën me i ndihmu
t'dobtit, e i hap durt për t'fukaranë.
ל (Lamed)
21 Ajo s'bahet merak për njerzt e shpisë kur bjen borë, se
krejt ata n'shpinë e saj jonë t'veshun me tesha t'nxehta.
מ (Mem)
22 Ajo i ban vet mbulesat e veta.
Teshat e saj jonë pi lini e leshi ngjyrë purpuri.
נ (Nun)
23 Burri i saj njihet te portat e qytetit,
ku rrin ulun me pleqtë e vendit.
ס (Samech)
24 Ajo ban tesha pi lini e i
shet, edhe ua çon rripat tregtarëve.
ע (Ajin)
25 Ajo asht e veshun me forcë e
hijeshi, e t'ardhmen e pret me besim.
פ (Pe)
26 Ajo e çel gojën me mençuri, e
n'gjuhë e ka ligjin e mirësisë.
צ (Zade)
27 Ajo e përcjell qka po ndodh n'shpinë e
saj, e bukën e dembelisë s'e han.
ק (Kof)
28 Fëmijët e saj çohen e e qujnë t'lumtun.
Burri i saj çohet e e lavdon shumë.
ר (Resch)
29 Ka shumë gra t'zonja, po
ti ia kalon krejt atyne.
ש (Schin)
30 Hijeshia munet me mashtru e bukuria munet me kalu, po gruaja
që ka frikë e respekt për Jehovain ka me u lavdu.
ת (Taw)
31 Jepjani shpërblimin për punët që i ka ba, e le
ta lavdojnë veprat e saj te portat e qytetit.