Fjalët të urta 8

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 A s'po thërret mençuria?
A s'po e ngrit zanin aftësia me dallu?

2 N'vendet e nalta përgjatë rrugës,
ajo po qëndron te udhëkryqet.

3 Afër portave që çojnë n'qytet,
te hyrjet, ajo vazhdimisht
po thërret me za t'naltë:

4 «Juve, o njerëz, po ju thërras.
Zani jem u drejtohet krejtve.

5 Ju që s'keni përvojë, mësoni me konë t'mençëm.
Ju t'marrë, mësoni me pasë zemër që kupton.

6 Dëgjoni, se kom gjana me rëndësi me ju thanë,
e qka thonë buzët e mia asht e drejtë.

7 Se goja jem e thotë t'vertetën me butësi,
e buzët e mia e urrejnë t'keqen.

8 Krejt fjalët e gojës teme jonë t'drejta.
Asnjana s'asht e shtrembët a e gabume.

9 Për atë që din me dallu, ato jonë t'kjar­ta e t'kuptueshme,
e për ata që kanë gjetë njohuni, ato jonë t'drejta.

10 Ma mirë pranojeni edukimin tem se argjendin, edhe
njohuninë ma shumë se arin ma t'mirë.

11 Se mençuria asht ma e vlefshme se koralet.
Asnji gja që e dëshiron njeriu s'mundet me u krahasu me të.

12 Unë, mençuria, jetoj bashkë me zgjuarsinë.
E kom gjetë njohuninë edhe aftësinë me mendu.

13 Me pasë frikë e respekt për Jehovain domethanë me e urrejtë t'keqen.
Unë e urrej me e ngritë veten, krenarinë, rrugën e keqe edhe fjalët rrenacake.

14 Unë kom këshilla t'mira edhe mençuri që hyn n'punë.
Mua m'takojnë kuptimi edhe fuqia.

15 Falë meje mbretat sundojnë, edhe zyrtarët
e naltë nxjerrin vendime t'drejta.

16 Falë meje princat sundojnë, edhe
njerëzit e fisëm gjykojnë drejt.

17 Unë i du ata që m'dojnë, e
ata që m'kërkojnë, kanë me m'gjetë.

18 Pasunia edhe nderi jonë te unë,
pasunia që zgjat edhe drejtësia.

19 Fryti jem asht ma i mirë se ari, bile edhe se ari i pastrum,
e ajo që jap unë asht ma e vlefshme se argjendi ma i mirë.

20 Unë eci n'rrugën e drejtësisë, mu
n'mes t'rrugëve ku gjykohet drejt.

21 Ata që m'dojnë, marrin pi meje nji trashëgimi
t'pasun, edhe unë ua mbushi depot deri n'majë.

22 Jehovai m'ka sjellë n'jetë si fillimin e rrugës së tij,
si veprën e tij ma t'hershme, shumë kohë ma parë.

23 Qysh moti jom caktu, qysh pi
fillimit, para kohëve ma t'lashta t'tokës.

24 Kur hala s'kishte thellësi me ujë, unë jom sjellë
n'jetë, kur hala s'kishte burime që nxirrshin ujë.

25 Para se malet me u vendosë n'vendet e
veta, po, para kodrave, unë jom sjellë n'jetë,

26 kur aj hala s'e kishte bo tokën edhe
fushat e saj, as copat e para t'dheut.

27 Kur aj e ka formu qiellin, unë jom konë aty.
Kur aj e ka caktu vijën e horizontit mbi sipërfaqen e ujit,

28 kur aj i ka vendosë retë nalt, kur
aj i ka kriju burimet e thellësisë,

29 kur aj e ka vendosë rregullin për detin, që
uji mos me i kalu kufijtë që ia ka
caktu, kur aj i ka ngulitë themelet e tokës,

30 atëherë unë jom konë pranë tij si mjeshtër i punës.
Unë jom konë aj që e ka dashtë veçanërisht, ditë për ditë.
Para tij jom gëzu gjithë kohën.

31 Jom gëzu për tokën e tij ku mujnë me
jetu njerëzit, e veçanërisht i kom dashtë njerëzit.

32 O bijtë e mi, tash m'dëgjoni.
Po, t'lumtun jonë ata që rrinë n'rrugët e mia.

33 Dëgjojeni edukimin edhe bohuni t'mençëm, mos
e lini kurrë mas dore.

34 I lumtun asht njeriu që m'dëgjon, që
vjen herët çdo ditë te dyert e mia,
edhe pret te shtyllat e dyerve t'mia.

35 Se kush m'gjen, ka me gjetë jetën
edhe ka me marrë miratimin e Jehovait.

36 Po kush s'më përfill, e dëmton veten,
e ata që m'urrejnë, e dojnë vdekjen.»