Fjalët të urta 9
1 Mençunia e vërtetë e ka ndërtu shpinë e vet.
I ka gdhendë shtatë shtyllat e veta.
2 E ka përgatitë mishin,
e ka përzi verën edhe
e ka shtru sofrën.
3 I ka çu shërbëtoret e veta, me
thirrë pi vendeve t'nalta mbi qytet:
4 „Kush s'ka përvojë, le t'hyn këtu.“
Atyne që s'kanë mend, u thotë:
5 „Ejani, hani pi bukës teme edhe pini
pi verës që e kom përzi.
6 Leni mbrapa jetën pa përvojë edhe jetoni.
Ecni përpara n'rrugën e kuptimit.“
7 Kush e qorton nji tallës, ka me marrë turp, e
kush e qorton nji njeri t'keq, e dëmton veten.
8 Mos e qorto nji tallës, se ka me t'urrejtë.
Qortoje nji t'mençëm, e aj ka me t'dashtë.
9 Jepi mësim nji t'mençmi, e aj ka me u bo edhe ma i mençëm.
Mësoje nji njeri t'drejtë, e aj ka me mësu edhe ma shumë.
10 Me pasë respekt t'madh për Jehovain asht fillimi i mençunisë, e me e
njoft Atë që asht ma i shenjti, kjo asht me pasë kuptim.
11 Se përmes meje kanë me t'u shtu ditët e
jetës, edhe ke me jetu ma shumë vjet.
12 Nëse bohesh i mençëm, vetë ke me pasë dobi, e
nëse je tallës, vetë ke me i bartë pasojat.
13 Nji grue budallicë bon shumë zhurmë.
Ajo s'kupton edhe s'din kurgjo hiq.
14 Ajo rrin ulun te dera e shpisë së
vet, n'nji ulëse n'vendet e nalta t'qytetit,
15 edhe u thërret atyne që kalojnë, atyne që
janë tu ecë drejt n'rrugën e vet:
16 „Kush s'ka përvojë, le t'hyn këtu.“ E
atij që s'ka mend, i thotë:
17 „Uji i vjedhun asht i ambël, e buka
që hahet fshehtas asht shumë e shijshme.“
18 Po aj s'e din që aty janë ata që vdekja i ka lonë
pa fuqi, e që mysafirët e saj janë n' thellësitë e varrit.