Galatëve 5
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Për këtë liri Krishti na ka bo të lirë. Prandaj rrini t’fortë edhe mos lejoni me ju fut prap nën zgjedhën e skllavërisë.
2 Shikoni! Unë, Pali, po ju thom: nëse po rrethpreheni, Krishti s’ka me ju bo kurgjo dobi. 3 Po e dëshmoj prap për secilin që po rrethprehet: aj osht i detyrum me e majt krejt ligjin. 4 Ju jeni nda pi Krishti, ju që po munoheni me u shpall t’drejtë me ligj. Ju e keni humb mirësinë e tij t’pameritueme. 5 Po na, përmes Shpirtit, po presim me mall drejtësinë që po e shpresojmë, si rezultat i besimit. 6 Se kur je i lidhun me Krishtin Jezus, as rrethprerja as mosrrethprerja s’kan vlerë, po vlera osht besimi që punon përmes dashnisë.
7 Ju keni vrapu mirë. Kush ju ka nal me iu bind t’vërtetës? 8 Kjo mënyrë bindjeje s’vjen pi Ai që ju ka thirr. 9 Pak maja e qet në lëvizje krejt brumin. 10 Unë jom i sigurt për ju, ju që jeni t’lidhun me Zotin, që s’keni me mendu ndryshe. Po kushdo që po ju turbullon, ka me marrë dënimin që e meriton. 11 Sa për mu, vllazën, nëse unë hala po e predikoj rrethprerjen, pse po më persekutojnë hala? Atëher shtylla e mundimit s’kish me kon ma pengesë. 12 Kisha pas qef që ata burra që po ju trazojnë, me u shku deri n’fund e me u sakatu vet.
13 Vllazën, ju jeni thirr për liri. Veç mos e përdorni lirinë me i shku mrapa dëshirave të mëkatit, po shërbeni njani-tjetrit me dashni si skllav. 14 Se krejt ligji përmbyllet n’nji urdhën: „Duaje t’afërmin tand si veten.“ 15 Po nëse po kafshoni e po hani njani-tjetrin, kqyrni mos po e shkatrroni njani-tjetrin.
16 Po ju thom: ecni gjithmonë me Shpirtin, e s’keni me ia plotësu kurr dëshirave të mëkatit. 17 Se natyra e mëkatit po don diçka tjetër, e Shpirti po don tjetër. Kto jon kundër njani-tjetrit. Prandaj s’po i boni sakt qka po doni me bo. 18 Edhe nëse Shpirti po ju udhëheq, ju s’jeni ma nën ligj.
19 Punët e natyrës së mëkatit po doken qartë: imoralitet seksual, papastërti, sjellje pa ftyrë, 20 idhujtari, magji, armiqësi, zënka, xhelozi, shpërthime inati, grindje, ndarje, grupe, 21 zili, dehje, ahengje t’egra, edhe sene tjera si këto. Po ju paralajmroj qysh ju kom paralajmru ma herët: kush po i ban këto s’ka me e trashëgu mbretninë e Zotit.
22 Po fryti që po e nxjerr Shpirti osht: dashni, gëzim, paqe, durim, mirësi, t’mirë, besim, 23 butësi, vetpërmbajtje. Për këto sene s’ka ligj që i ndalon. 24 Edhe ata që jon të Krishtit Jezus e kanë ngul n’shtyllë natyrën e mëkatit bashkë me pasionet edhe dëshirat e saj.
25 Nëse po jetojmë me Shpirt, atëher le t’ecim edhe ma tutje me Shpirt, me jetë t’rregullt. 26 Mos u bojmë mendjemdhaj, mos u shtyjmë me njani-tjetrin, e mos e lakmojmë njani-tjetrin.