Galatëve 6
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Vllazën, edhe nëse dikush bjen n’ni gabim pa e kuptu, ju që jeni t’udhëhequn pi Shpirtit, mundohuni me e kthy n’rrugë t’drejtë me butësi e me shpirt t’qetë. Po ruajeni veten, mos po bini edhe ju n’tundim. 2 Mbajani barrat njani-tjetrit. Qashtu e plotësoni ligjin e Krishtit. 3 Se nëse dikush po menon që asht diçka, kur s’asht kurgjo, aj veç po e rren veten. 4 Secili le ta kontrolloj punën e vet, e atëher ka me pas gëzim për vete, jo tu u krahasu me tjetrin. 5 Se secili ka me e mbajt barrën e vet.
6 Edhe ai që po mësohet n’fjalën e Zotit, le ta ndajë çdo të mirë me atë që po ia mëson.
7 Mos u mashtroni: Zoti s’lejon me u tall kërkush me to. Qka mbjell njeriu, atë ka me korrë. 8 Se kush po mbjell për natyrën e mëkatit, pi asaj natyre ka me korrë shkatrrim. Po kush po mbjell për Shpirtin, pi Shpirtit ka me korrë jetë t’amshume. 9 Pra mos u lodhni tu bo t’mirë, se nëse s’hiqni dorë, n’kohën e vet ka me korrë. 10 Derisa e kemi rastin, le t’u bojmë t’mirë krejtve, e sidomos atyne që jon t’tonët n’besim.
11 Shikoni sa me shkronja t’mëdha po ju shkruej me dorën teme.
12 Krejt ata që dojnë me u duk mirë pi jashtë, po mundohen me ju shty me u rrethpre, veç që mos me u persekutu për shkak të shtyllës së mundimit të Krishtit. 13 Se as ata që po rrethprehen s’po e mbajnë ligjin, po dojnë ju me u rrethpre që me u mburr për ju. 14 Po unë kurr s’du me u mburr me kurgjo tjetër, veç me shtyllën e mundimit të Zotit tonë Jezu Krisht, përmes së cilës bota për mu tash asht e vdekun, e edhe unë për botën. 15 Se as rrethprerja as mosrrethprerja s’kan vlerë, po vlerë ka krijesa e re. 16 Krejt atyne që po ecin drejt sipas ksaj rregulle, edhe Izraelit të Zotit, u uroj paqe edhe dhimt.
17 Prej tash e tutje le të mos ma hap kërkush problem, se unë n’trupin tem i kom shenjat si skllav i Jezusit.
18 Mirësia t’pameritueme e Zotit tonë Jezu Krisht le t’jet me shpirtin që po tregoni ju, vllazën. Amen.