Gjoni 14

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 „Mos lejoni që zemra juej me u shqetsu. Besoni në Zotin, besoni edhe në mu. 2 Në shpinë e Atit tem ka shumë banesa. Përndryshe, ju kisha thanë. Se unë po shkoj me jau përgatitë nji vend. 3 Edhe nëse shkoj e jau përgatis nji vend, kam me ardhë prapë edhe kam me ju marrë te vetja, që ku jom unë, aty me qenë edhe ju. 4 Ju e dini udhën për te veni ku po shkoj unë.“

5 Thomai i tha: „Zotni, na s’e dimë ku po shkon. Qysh pra me e ditë udhën?“

6 Jezusi ju shpjegoi: „Unë jom udha, e vërteta edhe jeta. Kërkush nuk vjen te Ati përveç përmes meje. 7 Po t’më kishit njoftë mu, kishit me e njoftë edhe Atin tem. Pi tash e tutje e njihni edhe e keni pa.“

8 Filipi i tha: „Zotni, na e kallxo Atin, edhe na mjafton.“

9 Jezusi ju përgjigj: „Qe kaq gjatë jom me ju, e ti hala s’më njeh, Filip? Kush më ka pa mu, e ka pa edhe Atin. Qysh po thua pra: ‘Na e kallxo Atin’? 10 A nuk beson që unë jom i lidhun me Atin edhe Ati asht i lidhun me mu? Fjalët që po jau thom, nuk vijnë pi meje, po Ati që mbetet i lidhun me mu, po i kryen veprat e veta. 11 Besomni që unë jom i lidhun me Atin edhe Ati asht i lidhun me mu. Përndryshe, besoni të paktën për shkak të veprave. 12 Nji sen asht i sigurt: kush beson në mu, ka me i bo po ato vepra që i boj unë, edhe ka me bo vepra edhe ma të mëdhaja se këto, sepse unë po shkoj te Ati. 13 Edhe çkado që kërkoni në emnin tem, unë kam me e bo, që Ati me u lavdëru përmes Birit. 14 Çkado që kërkoni në emnin tem, unë kam me e bo.

15 Nëse më doni, keni me i mbajtë urdhnimet e mia. 16 Edhe unë kam me ju lutë Atit, e aj ka me ju dhanë nji ndihmës tjetër, që me qenë me ju përgjithmonë: 17 frymën e së vërtetës, që bota s’mundet me e marrë, sepse as nuk e sheh, as nuk e njeh. Ju e njihni, sepse ajo rrin me ju edhe asht në ju. 18 Nuk kam me ju lanë si jetima. Kam me ardhë te ju. 19 Edhe pak, bota s’ka me m’pa ma, po ju keni me m’pa, sepse unë jetoj edhe ju keni me jetu. 20 Atë ditë keni me e ditë që unë jom i lidhun me Atin tem, edhe ju jeni të lidhun me mu, edhe unë me ju. 21 Kush i pranon urdhnimet e mia edhe i mban, aj më don. E kush më don mu, ka me u dashtë pi Atit tem, edhe unë kam me e dashtë e kam me ju shfaqë qartë.“

22 Juda, jo Iskarioti, e pyti: „Zotni, qka ka ndodhë që po don me na u shfaqë qartë neve, e jo botës?“

23 Jezusi ju përgjigj: „Kush më don, ka me ju përmbajtë fjalëve të mia, edhe Ati jem ka me e dashtë. Na kemi me ardhë te aj edhe kemi me banu te aj. 24 Kush nuk më don, nuk ju përmbahet fjalëve të mia. Fjalët që po i neni nuk janë pi meje, po pi Atit që më ka dërgu.

25 Krejt këto po jau thom derisa jom me ju. 26 Po ndihmësi, fryma e shenjtë, që Ati ka me e dërgu në emnin tem, aj ka me ju msu krejt senet edhe ka me jau kujtu krejt qka ju kam thanë. 27 Po jau la paqen, po jau jap paqen teme. Nuk po jau jap qysh e jep bota. Mos lejoni që zemra juej me u shqetsu, as me u ligësu pi frika. 28 Ju keni ni që ju thashë: ‘Po shkoj edhe po kthehna te ju.’ Po t’më donit, kishit me u gëzu që po shkoj te Ati, sepse Ati asht ma i madh se unë. 29 Po jau thom tash, para se me ndodhë, që kur të ndodhë, me besu. 30 S’kam me folë ma shumë me ju, sepse po vjen sundimtari i botës, po aj s’mundet me m’bo kurgjo. 31 Megjithatë, që bota me e kuptu që unë e du Atin, po veproj pikërisht qysh më ka urdhnu Ati. Çohuni tash, hajde të ikim pi qitu.“